Autoritetet policore nga Kosova dhe Shqipëria, kanë nisur të dielën zbatimin e marrëveshjes së mirëkuptimit, e cila është nënshkruar para pak kohësh.
Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Hysni Burgaj.
Kjo marrëveshje edhe këtë vit ka për qëllim që Policia e Kosovës t’i ofrojë mbështetje Policisë së Shqipërisë në sigurimin e komunikacionit rrugor.
Përmes patrullimeve të përbashkëta nga zyrtarët policorë të Republikës së Kosovës dhe të policisë së Republikës së Shqipërisë, marrëveshja në fjalë do të realizohet në territorin shqiptar gjatë sezonit turistik veror deri më 30 gusht.
Sheremet Ahmeti, drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës ka thënë në një konferencë për media në Morinë - vendkalimi kufitar me Shqipërinë, se marrëveshja ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit konkret në fushën e parandalimit të kundërvajtjeve dhe rritjen e efikasitetit të luftës ndaj humbjes së jetëve njerëzore në aksidentet rrugore.
“Policia e Kosovës është në ndihmë të policisë shqiptare. Mendoj që praktika e dy viteve të mëhershme ka treguar rezultate të mira në ofrimin e sigurisë së qytetarëve dhe mund t’ju them se të gjithë parametrat në periudhën kohore tregojnë se ka pasr rënie të fatkeqësive të qarkullimit rrugor. Pa dyshim që edhe sivjet ne besojmë që do të jemi të suksesshëm në ofrimin e shërbimeve tona dhe në ofrimin e sigurisë së qytetarëve tanë atje”, ka thënë Ahmeti.
Edhe drejtori i komunikacionit rrugor nga Policia e shtetit shqiptar, Vullnet Topalli, ka pohuar se kjo marrëveshje ka si synim kryesor parandalimin e aksidenteve.
“Pikërisht sot do të fillojmë planifikimin e shërbimeve dhe patrullimin e përbashkët ndërmjet policisë, pra punonjësve të policisë rrugore të shtetit shqiptar me punonjësit e policisë rrugore të shtetit të Kosovës. Patrullimi në bashkëpunim të këtyre dy policive, do të jetë në gjithë territorin e vendit, por kryesisht do të jetë në zonat ku fluksi më i madh i qytetarëve të Kosovës vizitojnë shtetin shqiptar në sezonin turistik veror”, ka pohuar Topalli.
Duke ditur se gjatë sezonit veror numri i qytetarëve të Kosovës që vizitojnë shtetin shqiptar është shumë i madh, zyrtarët e lartë të Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë u kanë bërë thirrje të gjithë ngasësve të automjeteve që të jenë të kujdesshëm në komunikacion dhe të ngasin konform rregullave të komunikacionit rrugor, bazuar në ligjet e komunikacionit rrugor, dhe të jenë faktor kontribuues për sigurinë në komunikacion.