Brenda gjysmës së dytë të këtij viti Kosova duhet të arrijë nëntë njohje të reja për të jetësuar planin e Ministrisë së Punëve të Jashtme që në fund të 2012-s shtetin e Kosovës ta kenë njohur 100 vende anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Mirëpo, ish-zyrtarët e Qeverisë së Kosovës e quajnë joserioz këtë synim, duke thënë se nuk duhet paragjykuar vendimet e ardhshme të shteteve në raport me Kosovën, por se duhet krijuar rrethanat që shtetet, të cilat hezitojnë ta pranojnë vendin si palë të barabartë, të hedhin hapin për njohje.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, tani deputet nga radhët e partisë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, Skënder Hyseni, tha se paralelisht me diplomacinë, siç e quajti ai, të çakorduar të Prishtinës zyrtare, problemet e brendshme, me të cilat ballafaqohet vendi dhe sjellja e deritashme e autoriteteve kosovare në dialogun me Serbinë kanë dëmtuar procesin e njohjeve për Kosovën.
Në rol të rëndësishëm në këtë, sipas Hysenit, do të luajë qasja që Kosova do të ketë në vazhdimin e dialogut me Serbinë.
“Këtu e tutje do të kërkohet shumë punë nga institucionet e Kosovës që të shpjegojnë gjithë natyrën e dialogut me Serbinë dhe kompleksitetin e marrëdhënieve me Republikën e Serbisë si dy shtete. Unë shpresoj që Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë bindur që me Serbinë duhet të sillet si shtet”, theksoi Hyseni, për të shtuar se me pranimin e referencës në rezolutën 1244 të OKB-së në marrëveshjen për përfaqësimin rajonal të Kosovës është zbehur shtetësia e vendit në arenën ndërkombëtare.
Ballafaqimi i drejtpërdrejtë i palës kosovare me atë serbe gjatë nëntë raundeve të deritashme të dialogut Prishtinë-Beograd, sipas drejtorit ekzekutiv të Institutit për Politika Zhvillimore, Krenar Gashi, nuk i ka kontribuar përmirësimit të imazhit për Kosovën në botë, siç nuk i kanë kontribuar kontaktet e drejtpërdrejta me shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
“Ne, pikë së pari, do të duhej të përmirësonim imazhin tonë në botë dhe atë se çfarë mendojnë njerëzit e tjerë për shqiptarët e Kosovës dhe Kosovën si shtet".
"Më vonë, të koncentrohemi në përafrimin e politikave të jashtme me rrymat, të cilat mund të ndikojnë në shtetet e caktuara dhe tek e fundit do të duhej të ishte ky lobimi sy më sy apo i drejtpërdrejtë siç jemi duke e aplikuar deri më tani”, u shpreh Gashi.
Që kur shpalli shtetësinë në shkurt të vitit 2008, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendit, Kosova është njohur nga 91 prej gjithsej 193 shteteve anëtare të OKB-së.
Qëndrim mohues për njohjen e pavarësisë së Kosovës vazhdojnë të kenë pesë shtete të Bashkimit Evropian-Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qiproja.

Unë shpresoj që Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë bindur që me Serbinë duhet të sillet si shtet.
“Këtu e tutje do të kërkohet shumë punë nga institucionet e Kosovës që të shpjegojnë gjithë natyrën e dialogut me Serbinë dhe kompleksitetin e marrëdhënieve me Republikën e Serbisë si dy shtete. Unë shpresoj që Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë bindur që me Serbinë duhet të sillet si shtet”, theksoi Hyseni, për të shtuar se me pranimin e referencës në rezolutën 1244 të OKB-së në marrëveshjen për përfaqësimin rajonal të Kosovës është zbehur shtetësia e vendit në arenën ndërkombëtare.
Ballafaqimi i drejtpërdrejtë i palës kosovare me atë serbe gjatë nëntë raundeve të deritashme të dialogut Prishtinë-Beograd, sipas drejtorit ekzekutiv të Institutit për Politika Zhvillimore, Krenar Gashi, nuk i ka kontribuar përmirësimit të imazhit për Kosovën në botë, siç nuk i kanë kontribuar kontaktet e drejtpërdrejta me shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
“Ne, pikë së pari, do të duhej të përmirësonim imazhin tonë në botë dhe atë se çfarë mendojnë njerëzit e tjerë për shqiptarët e Kosovës dhe Kosovën si shtet".
Ne do të duhej të përmirësonim imazhin tonë në botë dhe atë se çfarë mendojnë njerëzit e tjerë për shqiptarët e Kosovës dhe Kosovën si shtet.