Autoritetet e rendit në Prishtinë, ende nuk kanë dhënë ndonjë detaj lidhur me motivet dhe vrasjen e Dino Asanajt, drejtor i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, i cili të enjten vdiq nga plagët e marra nga një sulm me thikë.
Zyrtarët e Policisë së Kosovës, ende nuk kanë dhënë ndonjë informacion më të hollësishëm, pasi që, sipas tyre, hetimet janë ende duke vazhduar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu tha për Radion Evropa e Lirë se njësitë hetimore të policisë, janë në fazën e ekzaminimit të provave të gjetura në vendin e ngjarjes.
“Policia e Kosovës, konkretisht drejtoria për hetimin e krimeve të rënda, pra hetuesit që janë të angazhuar lidhur me ketë rast, janë duke punuar intensivisht në hetimin e këtij rasti. Momentalisht janë në fazën e ekzaminimin të provave dhe dëshmive që janë të lidhura me këtë rast”, bëri të ditur Sadriu.
Policia e Kosovës, tashmë ka njoftuar se “bazuar në hetimet preliminare të hetuesisë, i ndjeri Dino Asanaj është sulmuar në zyrën e tij në Fshatin Ndërkombëtar në lagjen e Hajvalisë”, dhe siç thuhet, sulmi është kryer me thikë.
Nga ana tjetër, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, tha se procesi i autopsisë ka përfunduar, por nuk ka dhënë detaje për atë se çka ka rezultuar nga ekzaminimi.
“Për komunikatë dhe detaje të tjera, i drejtoheni EULEX-it, zyrës për informim. I pranishëm ka qenë edhe prokurori i EULEX-it ata ju informojnë për gjithçka”, tha ai.
Kurse, zyrtarët në EULEX, ende nuk kanë komentuar lidhur me rezultatin e autopsisë.
Autoritetet më të larta të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe partitë politike, e kanë dënuar ashpër aktin kriminal të vrasjes së Asanajt.
Në nderim të Dino Asanjat, Kuvendi Kosovës ka mbajtur një seancë komemorative.
Me ketë rast, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka folur për kontributin e të ndjerit Asanaj, i cili, sipas tij, ka punuar shumë në të mirën e vendit.
“Kulmin e angazhimit Asanaj e arriti si përfaqësues i UÇK-së, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E një rëndësie ka qenë veprimtaria e pareshtur që ai bëri për afirmimin e luftës sonë çlirimtare në qarqet politike e diplomatike në SHBA, dhe për përfaqësimin e Kosovës dhe interesave të saja pas çlirimit. Në këtë cilësi, por edhe me përgatitjen e lartë, falë njohurive që kishte Dino Asanaj, kontribuoi edhe si këshilltar në konferencën ndërkombëtare për Kosovë në Rambuje”, tha Krasniqi.
Ai tha po ashtu se Asanaj, në postin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ishte i ndërgjegjshëm për rëndësinë jetike të procesit të privatizimit në Kosovë.
“Dino Asanaj ishte një punëtor i madh dhe mik i dashur, dhe duhet thënë këtu se me virtytet e tij të larta, ai kishte shumë miq të cilëve do t’u mungojë”, tha Krasniqi para deputetëve, ministrave dhe familjarëve të Asanajt.
Lidhur me ketë rast, autoritetet kërkojnë nga organet kompetente të marrin të gjitha masat e domosdoshme, që kryesit e këtij akti të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.