Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme vlerësojnë se diplomacia parlamentare vazhdon të jetë jofunksionale. Deputetët, si ata të partive në pushtet, ashtu edhe të opozitës japin mendime të ndryshme rreth asaj se pse deputetët dhe komisioni nuk janë më aktiv në këtë drejtim.
Kryetari i këtij komisioni, Albin Kurti, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tregon për të arriturat dhe ngecjet e diplomacisë parlamentare.
“Kufizimet janë të mëdha për shkak se buxheti vjetor i komisionit është vetëm 5 mijë euro dhe cilido udhëtim i cilitdo ministër, me sado pak ekip, e tejkalon me një vizitë buxhetin tonë vjetor. Në përgjithësi për mallra dhe shpenzime buxheti i zyrës së kryeministrit për një vit është më shumë se dyfishi i buxheti të gjithë Kuvendit të Kosovës”, deklaron Kurti.
Kurti thotë se komisioni, diplomacinë parlamentare e ka ushtruar përmes takimeve ndërkombëtare të zyrtarëve që e kanë vizituar Kosovën, si dhe përmes vizitave të anëtarëve të komisionit në vende të ndryshme, që janë bërë bashkë me Kryesinë e Kuvendit.
Një mënyrë tjetër e lobimit që është bërë, siç thotë Kurti, është edhe ajo e dërgimit të letrave ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Sipas rregullores së Kuvendit të Kosovës, anëtarët e këtij komisioni duhet ta shoqëronin ministrin e Jashtëm në takime të caktuara të rëndësishme jashtë vendit. Por kjo, sipas Kurtit, deri më tash nuk ka ndodhur asnjë herë.
“Nëse ka pasur mungesë koordinimi, bashkëpunimi, komunikimi kjo kurrsesi nuk është me fajin e komisionit tonë. Ne i kemi dërguar gjithë ato letra për takime, për raporte për dëgjim publike, por gjatë këtij një viti e ca sa po zgjat ky mandat i fundit i Kuvendit, e që është ende aktual, nuk kemi hasur në mirëkuptim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e as te zëvendëskryeministrja për politika të jashtme dhe siguri (Edita Tahiri)”, thotë Kurti.
Kurse, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, anëtar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, konsideron se Kuvendi në drejtim të lobimit nuk është ende efikas.
Ai thotë, po ashtu, se komisioni dhe në përgjithësi Kuvendi, në fushën e lobimit ka bërë pak ose fare.
“Komisioni për Politikë të Jashtme ka një buxhet qesharak për 5 mijë eurosh dhe nuk mund të pretendojë askush që të bëjë shumë në fushën e lobimit me aq pak mjete të dedikuara për një komision të caktuar”, konsideron Hyseni.
Sipas Hysenit, mosangazhimi i diplomacisë parlamentare është një dobësi, dhe siç shprehet ai, përgjegjësinë më të madhe në këtë rrafsh e mban Ministria e Punëve të Jashtme.
“Duhet të ketë angazhim më të madh. Mirëpo, i gjithë angazhimi në rrafshin e njohjeve dhe të lobimit duhet të bëhet ekskluzivisht nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe kjo nuk po ndodh. Kemi aq shumë eksponentë, të cilët merren me politikë të jashtme sa që në esencë ne nuk kemi politikë të jashtme fare”.
“Ministria e Punëve të Jashtme, në vend që të koordinojë punën dhe të jetë prirëse në të gjitha këto proces është shndërruar në një organizatë joqeveritare që organizon ngjarje joqeveritare. Krejt aktivitetin në lobim, Ministria e Punëve të Jashtme fatkeqësisht e ka reduktuar në një tip konferencash karikaturë”, thekson Hyseni.
Edhe nënkryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Hydajet Hyseni, nga Partia Demokratike e Kosovës, thekson se diplomacia parlamentare e Kosovës nuk është duke funksionuar siç do të duhej.
Ai thotë se përfshirja e kryetarit të komisionit dhe anëtarëve të tjerë në çështje e lobimit, është e organizuar me Rregulloren e Kuvendit dhe me ligj, por kjo, sipas hydajet Hysenit, nuk po zbatohet pasi që në komision ka probleme.
“Ka ngapak edhe preokupim me njëri-tjetrin. Ka lojëra politike edhe brenda komisionit, që i konsideroj shumë të dëmshme dhe jo të përshtatshme. Ato mund të bëhen në fusha të tjera, po në planin e marrëdhënieve ndërkombëtare, ne duhet të jemi një. Aty do të duhej të abstraktoheshin krejtësisht përkatësite partiake se fundja atje edhe sukseset edhe dështimet na godasin ose na nderojnë njësoj”, shprehet Hyseni.
Njohësit e rrethanave në Kosovë sa i takon çështjes së lobimit kanë kritikuar institucionet kosovare pasi sipas tyre ato nuk e kanë shfrytëzuar në masën e duhur mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Edhe analistët politike kosovarë kanë vlerësuar se diplomacia parlamentare duhet të aktivizohet sa më parë, pasi që, sipas tyre, Kosova nuk ka arritur numrin e mjaftueshëm të njohjeve. Deri më tash Kosova është njohur nga 89 shtete.

Komisioni për Politikë të Jashtme ka një buxhet qesharak për 5 mijë eurosh...

Ka lojëra politike edhe brenda komisionit, që i konsideroj shumë të dëmshme dhe jo të përshtatshme.