Pranvera e këtij viti duket se do të jetë një periudhë vendimtare për shtetin serb - qoftë në aspektin e brendshëm, ashtu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në muajin mars Bashkimi Evropian pritet të marrë vendimin rreth statusit të kandidatit për anëtarësim të Serbisë në këtë mekanizëm, ndërsa në muajt pasues, Serbia pritet të mbajë zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale.
E gjendur në mes të dy proceseve të rëndësishme për shtetin, Qeveria në Beograd po kalkulon kujdesshëm politikën e saj karshi Kosovës, thonë disa nga njohësit e rrethanave politike në Serbi.
Por, pavarësisht presionit të shtuar ndërkombëtar me qëllim nxitjen e ndryshimit të qasjes ndaj Kosovës, ata shprehen skeptikë rreth gatishmërisë së Serbisë për kompromise të mëdha në kuadër të dialogut me palën kosovare.
Profesori i Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit, Predrag Simiq, thotë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria aktuale serbe parapëlqen suksesin në politikat e brendshme ndaj atij që ndërlidhet me integrimin evropian. Ai vlerëson se nuk mund të pritet ndonjë kompromis i madh në bisedimet aktuale Prishtinë-BE-Beograd rreth mënyrës së përfaqësimit të Kosovës në forumet dhe nismat rajonale.
“Në këtë moment, nuk shoh shumë gatishmëri te Qeveria serbe për të bërë ndonjë kompromis në këtë. Arsyeja pse qëndrimi aktualisht është më i fuqishëm në këtë çështje, ka të bëjë me presionin e brendshëm para mbajtjes së zgjedhjeve. Qeveria tani është nën presionin e partive opozitare që do të mund ta sulmonin atë në rast se hiqet dorë nga propozimi, të cilin presidenti Boris Tadiq, ia dha Filip Rikerit gjatë qëndrimit të tij në Beograd”, shprehet Simiq.
Të ashtuquajturat “pikat e Tadiqit” që iu patën prezantuar zëvendës-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Filip Riker, janë: "të sigurohet zgjidhje e qëndrueshme për veriun e Kosovës, mbrojtja e enklavave serbe në jug të Kosovës, të ruhet identiteti serb dhe trashëgimia fetare në tërë Kosovën, si dhe të sigurohet prona private".
Ndërkohë, në fillim të muajit dhjetor të vitit të kaluar, Këshilli i ministrave të BE-së “nënvizoi se hapja e negociatave për anëtarësim do të merret parasysh nga Këshilli, në përputhje me praktikën ekzistuese, në momentin kur Komisioni Evropian të ketë vlerësuar se Serbia ka arritur shkallën e nevojshme të përmbushjes së kritereve për anëtarësim, veçanërisht prioritetin kyç për ndërmarrjen e hapave të dukshëm dhe zhvillimit të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Kosovën...”.
Qëndrimet ende të paqarta rreth mënyrës së pjesëmarrjes së Kosovës në nisma rajonale duket se sfidojnë qëndrimet e deritashme të të dyja palëve.
Derisa Beogradi insiston që Kosova të prezantohet në këto nisma përmes Rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit, Prishtina zyrtare këmbëngul në prezantimin si shtet, duke mos përjashtuar mundësinë që kjo të bëhet përmes heqjes së fjalës “republikë” dhe një fusnote, e cila do të përshkruante faktin që Kosova është shtet i njohur nga shumica e vendeve të rajonit.
Duke folur për bashkëpunimin rajonal, profesori në Qendrën për Studime në Evropën Juglindore në kuadër të Universitetit të Gracit, Florian Biber, i pati thënë Radios Evropa e Lirë, ditë më parë, se gjithçka do të varet nga gatishmëria e palëve për kompromise.
“Mendoj se kriteri për bashkëpunim rajonal varet, deri në një masë, nga qasja në dialog. Mendoj se, deri më tani, topi ka qenë në anën e Serbisë, ndaj së cilës ka pasur më shumë presion për ta marrë më seriozisht këtë dialog. Deri më tani nuk ka pasur komente se Prishtina nuk e ka marrë seriozisht këtë çështje, por nëse Prishtina nuk do të ishte e gatshme për këtë dialog, serioze në bisedimet me Serbinë dhe në krijimin e kompromiseve të arsyeshme, atëherë do të krijohej një pengesë”, kishte thënë Biber.
Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, thotë se qëndrimi i deritashëm i Beogradit ndaj Kosovës - me theks te problemi rreth veriut të vendit, ka qenë pengues. Ai vlerëson se nuk mund të flitet për ndryshim të qasjes serbe derisa vazhdojnë të paraqiten ide të ndryshme për veriun si ajo që flet për një status special.
“Unë nuk i marr qëllimmira ato deklarime rreth statusit. Një pjesë e madhe e atyre, posaçërisht nga ato pesë vende që nuk na kanë pranuar. Më tepër është një tendencë që t’ia shpëtojnë fytyrën Beogradit, i cili për 20 vjet ka udhëhequr një politikë anakronike dhe një politikë mesjetare, se sa të thuhet se ‘tash kemi një vizion modern bashkëkohor që siguron një kualitet të jetës”, vlerëson Ferati.