Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, paraqet parakusht të domosdoshëm për përparim më të shpejtë të Serbisë kah Bashkimi Evropian, sepse pa arritjen e stabilitetit të plotë rajonal dhe të bashkëpunimit, asnjë shtet i Ballkanit Perëndimor nuk mund të ketë qasje në BE.
Kacin ka theksuar se askush nga politikanët e BE-së asnjëherë nuk ka kërkuar nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Mendoj se Serbia, në vend se ta pranojë pavarësinë e Kosovës, më parë duhet ta pranojë se serbët në Kosovë janë pjesë e zgjidhjes: se ata në jug kanë dalë në zgjedhjet e atjeshme; se i kanë 14 deputetë në Kuvendin e Kosovës; dhe se i kanë tre ministra në Qeverinë e HashimThaçit”, ka thënë Jelko Kacin, për gazetën novosadase, Dnevnik.
Ai, po ashtu, ka përkujtuar se në veri të Kosovës qëndrojnë barrikadat dhe demonstruesit i sulmojnë forcat ndërkombëtare, në mesin e të cilave janë edhe ushtarët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Gjithashtu, Kacin e ka kritikuar nënkryetarin e Qeverisë së Serbisë në largim, Bozhidar Gjeliq, duke thënë se “fjalët e tij të rënda në llogari të Gjermanisë, javën e kaluar, nuk kanë dhënë fryte”, dhe ka shtuar se “ato edhe një herë, në mënyrë të pakëndshme i kanë befasuar politikanët gjermanë dhe opinionin e atjeshëm, që parimisht, e mbështet Serbinë”.(f.b.)
Lexoni edhe këtë:
Shtyhet vendimi për Serbinë