Ndërlidhjet

Merkel të hënën viziton Kosovën


Kancelarja gjermane, Angela Merkel
Kancelarja gjermane, Angela Merkel
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të qëndrojë të hënën, më 19 dhjetor, në Kosovë.

Lajmin ia konfirmoi Radios Evropa e Lirë zyra për informim e Ambasadës Gjermane në Prishtinë.

Zëdhënësja e Ambasadës, Sara Bonau, tha se "fokusi kryesor do të jetë vizita e planifikuar tek ushtarët gjermanë, porse gjatë qëndrimit të saj njëditor Merkel do të zhvillojë takime edhe me zyrtarët kosovarë".

E pyetur për një agjendë më precize të këtyre takimeve, Bonau tha se agjenda e takimeve ende është duke u punuar.

Në fund të muajit gusht, Merkel kishte qëndruar në Beograd, ku kishte theksuar rëndësinë për rezultate të prekshme nga dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Kancelarja gjermane pati dënuar ashpër sulmin e protestuesve serbë ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it më 28 nëntor të këtij viti, duke kërkuar llogari edhe nga Serbia për rolin që ka pasur në këtë mes.

“Serbia gjithashtu akuzohet për kontributin që ka dhënë ditët e fundit në këtë atmosferë, në të cilën paqeruajtësit gjermanë në veri u sulmuan dhe u plagosën. Unë them se kjo është e papranueshme”, ishte shprehur zonja Merkel.

Vetëm pak ditë më vonë, Serbia nuk arriti të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, për shkak të mospërmbushjes së pritjeve. (e.p.)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG