Në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, delegacionet nga Kosova dhe Serbia pritet që nesër të vazhdojnë raundin e tetë të bisedimeve teknike.
Por, përfaqësues të partive politike opozitare vazhdojnë të kritikojnë ketë dialog, duke thënë se Kosova nuk është dashur të hyjë në bisedime, pasi që Serbia asnjëherë nuk i zbaton marrëveshjet e arritura.
Që nga fillimi i këtij procesi janë arritur disa marrëveshje si ato për pranimin e vulave doganore, qarkullimin e lirë, librat e amzës, marrëveshja për librat e kadastrës, si dhe së fundmi marrëveshja për njohjen e diplomave universitare.
Deri më tash, asnjë nga marrëveshjet, veç asaj për tregti të lirë, nuk është zbatuar nga pala serbe. Për më tepër, pala serbe, zbatimin e marrëveshjeve ka kërkuar ta diskutojë disa herë në takime.
Një çështje të tillë, analistët politikë e konsiderojnë si të papranueshme, madje si një lëshim nga pala kosovare.
Analisti Imer Mushkolaj thotë se kur një marrëveshje arrihet, ajo duhet të zbatohet, e jo sërish të diskutohet për mënyrën e zbatimit.
“Ne kemi parë se të gjitha marrëveshjet që janë arritur, nuk kanë pasur një afat të fillimit të zbatimit. Këtë, unë e konsideroj si një lëshim nga ana e Prishtinës, për shkak se Prishtina i ka besuar dhe vazhdon t’i besojë ndërmjetësit të Bashkimit Evropian, Robert Kuper, dhe, në njëfarë forme, sikur Prishtina po kënaqet me atë se ‘marrëveshja është arritur dhe ne nuk kemi faj... tash i mbetet Bashkimit Evropian që të merret me Serbinë’”.
“Në anën tjetër, ka munguar një presion nga ana e BE-së që të fillojë zbatimi i marrëveshjeve të arritura, nëse ato vërtet janë arritur”, thotë Mushkolaj.
Në një njoftim të lëshuar nga Qeveria e Kosovës bëhet e ditur se "edhe kësaj radhe do të vazhdojnë bisedimet lidhur me problemin e moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë", por do të diskutohen edhe çështje të tjera.
Skënder Hyseni, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës, aktualisht deputet në Kuvend nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se marrëveshjet e arritura në dialogun e deritanishëm nuk kanë qenë marrëveshje.
Sipas tij, këtë e dëshmon fakti që ato marrëveshje po diskutohen vazhdimisht në takimet e delegacioneve.
“Të arrish marrëveshje për zbatimin e marrëveshjeve është absurd i llojit të vet dhe është i paprecedentë në historinë e negociatave ose të bisedimeve. Kjo e dëshmon edhe një herë shkallën e ulët të seriozitetit të këtyre të të ashtuquajturave bisedime, sepse janë krejtësisht koti”, shprehet Hyseni.
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, deklaron se diskutimi për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, është një lojë e Serbisë, e cila “po tenton të përfitojë në kohë”.
“Kjo është një lojë që Serbia po e vazhdon. Bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërmarrë masa ndaj Serbisë që t’i ndërpresë këto bisedime, se qëllimi është të blejë kohë dhe të angazhohet tani – kur edhe është afati për integrim në Bashkimin Evropian”, thotë Isufi.
Raundi i fundit i bisedimeve Kosovë-Serbi është mbajtur javën e kaluar, ku është arritur vetëm një marrëveshje - ajo për njohjen e diplomave universitare.
Në këtë takim, palët negociuese kanë kritikuar njëra-tjetrën lidhur me moszbatimin e marrëveshjeve të arritura.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, njëherësh shefe e delegacionit të Kosovës në bisedime, ka kritikuar Serbinë për mungesë të gatishmërisë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
Kurse, shefi i delegacionit të Serbisë, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se “për dallim nga Kosova, Serbia është shtet dhe si shtet i ka ligjet dhe procedurat e veta”.
Pala kosovare, takimin e së mërkurës e ka cilësuar si të një rëndësie të veçantë, sepse, siç është thënë, takimi “mbahet në vigjilje të marrjes së vendimeve nga Këshilli Evropian, mbi përparimet e vendeve drejt BE-së”.
Mirëpo, ketë dialog, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, e sheh se po shkon në favor të Serbisë.
“Ky ushtrim rreth të të ashtuquajturit dialog Prishtinë-Beograd është bërë që eventualisht Serbisë t’i mundësohet fitimi i statusit të vendit kandidat për integrim në Bashkimin Evropian”, thotë Hyseni.
Kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, ka thënë se moszbatimi i marrëveshjeve është pasojë e papërgjegjësisë së Qeverisë serbe.
Përveç menaxhimit të integruar të kufijve, në takimin e radhës pritet të bisedohet edhe për çështjet e telekomit, energjisë dhe bashkëpunimit rajonal.

Të arrish marrëveshje për zbatimin e marrëveshjeve është absurd i llojit të vet.