Ndërlidhjet

Edita Tahiri udhëton për në Bruksel


Edita Tahiri
Edita Tahiri
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka udhëtuar sot për në Bruksel, me rastin e mbajtjes së raundit të tetë të dialogut teknik në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Bisedimet ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian, ndërsa në to merr pjesë edhe përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara.

Në njoftimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës bëhet e ditur se "edhe kësaj radhe do të vazhdojnë bisedimet lidhur me problemin e moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë".

Sipas së njëjtës kumtesë mësohet se palët do të diskutojnë edhe për mundësinë e arritjes së marrëveshjeve për çështjet e bashkëpunimit rajonal, menaxhimit të integruar të kufijve, telekomunikacionit dhe energjisë.

"Ky raund i dialogut teknik ka rëndësi të veçantë, sepse mbahet në vigjilje të marrjes së vendimeve nga Këshilli Evropian, mbi përparimet e vendeve drejt BE-së. Kosova ka marrë vlerësime të larta nga BE-ja dhe vendet anëtare për angazhimin serioz dhe konstruktiv në këtë dialog, andaj me të drejtë pret nga Këshillit Evropian që ta shpërblejë me përparime substanciale në integrimin evropian", thuhet në kumtesë.

Raundi i fundit i bisedimeve Kosovë-Serbi është mbajtur javën e kaluar, kur edhe është arritur vetëm një marrëveshje - ajo për njohjen e diplomave universitare. (v.t.)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG