Ndërlidhjet

“Reciprocitet” në futboll


Incident në një ndeshje futbolli të ekipit "Shkëndija", në Maqedoni.
Incident në një ndeshje futbolli të ekipit "Shkëndija", në Maqedoni.
Autoritetet shtetërore të Maqedonisë kanë reaguar ashpër pas djegies së flamurit maqedonas në një stadium të Kaçanikut. Flamuri maqedonas është djegur nga ana e tifozëve të klubit futbollistik “Lepenci”, në një ndeshje me klubin “Drita” të Gjilanit.

Përfaqësuesi i tifozëve “Fikshat” në Kaçanik, Jeton Matluma, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se një reagim i tillë nga ana e tifozëve shqiptarë erdhi pasi që më 1 nëntor në Prilep të Maqedonisë, gjatë një ndeshjeje miqësore ndërmjet kombëtares së Maqedonisë dhe asaj të Shqipërisë, tifozët maqedonas kishin fyer shqiptarët.
’Fikshat’ e kanë djegur flamurin e maqedonasve në shenjë revanshi ndaj tifozëve të Prilepit...



’Fikshat’ e kanë djegur flamurin e maqedonasve në shenjë revanshi ndaj tifozëve të Prilepit, ku në ndeshjen e kombëtares në Maqedoni, përkatësisht në Prilep, për 90 minuta kanë brohoritur me parulla anti-shqiptare si ‘Shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’, “Të gjithë shqiptarët duhet të futen në gasna komor’, siç e thonë ata në gjuhën e vet, kurse në shqip domethënë t’i fusin për së gjalli në furra”, tha Matluma.

Për djegien e flamurit, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka reaguar te Ministria homologe në Kosovë.

Djegien e flamurit të Maqedonisë në ndeshjen futbollistike në Kaçanik e vlerësojmë si akt jo civilizues, që mund t’i dëmtojë marrëdhëniet e mira fqinjësore, dhe presin reagimin e duhur nga autoritetet e Kosovës”, thuhet në reagim.

Pas këtij reagimi, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësues të Komunës së Kaçanikut, por edhe Federata e Futbollit të Kosovës, kanë dënuar një veprim të tillë të tifozëve kosovarë.

Në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës thuhet se Policia e Kosovës është duke hetuar rastin dhe se do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për vënien para organeve të drejtësisë të personave të përfshirë në këtë akt jo civilizues.

Ministria e Punëve të Brendshme në komunikatë nënvizon se “arenat sportive duhet të shërbejnë për zhvillimin dhe forcimin e lidhjeve kulturore dhe jo për të shprehur bindje politike, dhe aq më pak urrejtje ndër-njerëzore”.

Edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbolli të Kosovës, Eroll Salihu, ka thënë se një veprim i tillë është i dënueshëm. Ai ka thënë se konsideron që FFK-ja është kundër çdo veprimi që shkakton trazira të ndryshme për akte politike.

Për më tepër, ka thënë Salihu, veprimet si ato të fundit të tifozëve në Kaçanik, e dëmtojnë Federatën e Futbollit të Kosovës që synim ka të pranohet në institucionet e FIFA-s e UEFA-s. Megjithatë, Salhu këtë akt e ka cilësuar si kundërpërgjigje:

“Unë mendoj se është një kundërpërgjigje pas ndeshjes miqësore që kanë pasur me Shqipërinë dhe nëse vetë Shqipëria nuk ka reaguar në mënyrë institucionale, në të vërtetë duke e ditur që është një incident i izoluar, atëherë nuk duhet as shikuesit tanë të reagojnë”.

“Sigurisht që një tjetër gjë është se Kaçaniku është në kufi më Maqedoninë dhe aty ka shikues shqiptarë nga Maqedonia, sepse ‘Lepenci’, është një ekip që ka edhe lojtarë shqiptarë nga Maqedonia. Ne nuk duhet të kundërpërgjigjemi në këtë mënyrë dhe duhet të kryejmë misionin që e ka sporti dhe në këtë drejtim edhe komiteti ekzekutiv ka qëndrim të theksuar”.


Nga ana tjetër, edhe drejtuesit e Kuvendit Komunal të Kaçanikut e kanë dënuar aktin. Nënkryetari i këtij Kuvendi, Heset Loku, ka thënë se bëhet fjalë për veprime me inercion.

“Unë mendoj se ka qenë një inercion i veprimeve që ka ndodhur edhe në shtetin maqedonas, po edhe anekënd vendeve të ndryshme. Nuk ka pasur ndonjë ndikim tjetër veç inercionit të simpatizantëve nga veprimet që janë bërë më herët në Maqedoni”, është shprehur Loku.

Unë nuk mendoj që fushat sportive po shfrytëzohen për çështje politike edhe nëse ka ndonjë element të tillë, absolutisht do të ishim kundër që fushat sportive të kenë karakter të arenave politike...

Sipas Lokut, fushat sportive në asnjë mënyrë nuk duhet të shfrytëzohen si arena politike.

Unë nuk mendoj që fushat sportive po shfrytëzohen për çështje politike edhe nëse ka ndonjë element të tillë, absolutisht do të ishim kundër që fushat sportive të kenë karakter të arenave politike, siç ndodhi me djegien e një flamuri të një shteti fqinj, me të cilin kemi raporte të mira fqinjësore”, ka deklaruar Loku.

Ndryshe, Federata e Futbollit të Kosovës dhe vetë kryetari i klubit të futbollit “Lepenci” rastin e djegies së flamurit maqedonas në Kaçanik e ka konsideruar si një rast të izoluar dhe asgjë më shumë.


Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG