Nisja e dialogut ndërmjet Brukselit dhe Prishtinës për procesin e liberalizimit të vizave nuk i garanton Kosovës një datë, qoftë të përafërt, se kur kosovarët do të udhëtojnë në Evropë pa viza.
Qeveria në Prishtinë ka përsëritur në shumë raste se Kosova ka përmbushur kriteret e parapara, por, në bazë të deklaratave të zyrtarëve nga Brukseli, procesi parashihet të marrë më shumë kohë.
Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, deklaroi se dialogu për vizat fillon në dhjetor, por askush, sipas saj, nuk mund ta dijë se sa kohë nevojitet deri në liberalizimin e vizave për kosovarët.
“Nuk mund ta them se sa kohë do t’i duhet Qeverisë së Kosovës që t’i përmbushë të gjitha çështjet teknike”, tha Lunaçek, duke nënvizuar se Kosova ka bërë tashmë disa përparime në këtë fushë.
Nga fillimi i javës tjetër, Kosova pritet të përmbushë një nga kriteret për liberalizimin, pasi që Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se nga e hëna do të fillojë me lëshimin e pasaportave biometrike.
Sfida e riatdhesimit
Një nga sfidat e përmbushjes së kritereve është zbatimi i marrëveshjeve që Kosova ka me vendet evropiane për ripranim dhe riatdhesim.
Ilhami Gashi, sekretar në Ministrinë e Brendshme, tha se Ligji për ripranim po zbatohet nga ana e institucioneve të Kosovës.
Megjithatë, nënvizoi ai, ka edhe sfida të shumta, pasi ligji fillimisht kërkon përfshirjen e shumë institucioneve dhe niveleve të pushtetit. Kurse, shqetësimi është edhe më i madh në rastet kur të kthyerit nuk kanë as strehë mbi kokë.
“Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, për çfarëdo arsyeje që e kanë lëshuar vendin, kanë të drejtën që të riatdhesohen. Ne jemi të obliguar që për 12 muajt e parë t’ua sigurojmë strehimin, orenditë, ushqimin - për çdo anëtar të familjes, sipas kritereve të përcaktuara”, tha Gashi.
Deputeti Fatmir Xhelili, udhëheqës i grupit punues nga parlamenti, tha se janë evidentuar mangësi në punën dhe angazhimin e komunave, por edhe të ministrive të caktuara, në lidhje me riatdhesimin e personave dhe familjeve të kthyera.
“Ngecje pak më të theksuara ka Ministria e Shëndetësisë. Sigurisht, problemi është te fondet për barnat dhe për ofrim të shërbimeve me kohë. Problem tjetër është vendstrehimi i qytetarëve, të cilët kthehen”, theksoi Xhelili.
Ripranimi dhe riatdhesimi prekin personat që kanë gjetur strehim me vite të tëra nëpër vendet e ndryshme evropiane e të cilët tani duhet të kthehen në Kosovë.
Ripranimi dhe riatdhesimi përbëjnë kushtet e vëna edhe në procesin e liberalizimit, krahas çështjeve teknike si: pasaporta biometrike, siguria e dokumenteve personale dhe çështje të ngjashme.
Në dhjetor, kur edhe mund të nisë dialogu me Brukselin, pritet që Kosova të marrë edhe udhërrëfyesin e BE-së dhe më pas, mbase, do t’i bëhet një vlerësim më i saktë i përparimeve dhe sfidave që ka përpara deri në liberalizimin e vizave.