KFOR-i duket se nuk e ka ndërmend që, në të ardhmen e afërt, të ndërmarrë ndonjë veprim për lirimin e bllokadave në rrugore në veri, ngase, siç thuhet, mund të tensionohet sërish situata atje. Serbët lokalë të veriut thonë se i frikësohen tentimeve të autoriteteve kosovare për t’u vendosur sërish në pikat kufitare 1 e 31 në veri.
Serbët e veriut të Mitrovicës vazhdojnë të këmbëngulin në mbajtjen e bllokadave rrugore në atë pjesë të Kosovës.
Pas më shumë se dhjetë ditëve që kur KFOR-i arriti të ashtuquajturat pajtueshmëri me palën serbe dhe atë kosovare për kontrollimin e situatës në veri, zbatimi i pikës që flet për zhbllokimin e rrugëve, po pamundësohet për shkak të kundërshtimit të serbëve.
Njëri nga serbët e veriut, Krstimir Pantiq, tha qe qytetarët nuk do të heqin dorë prej barrikadave në fshatin Rudarë në komunën e Zveqanit.
Ai tha se në mesin e protestuesve serbë në atë bllokadë rrugore, ekziston frika që autoritetet kosovare dhe KFOR-i të tentojnë që ta marrin kontrollin mbi kalimin kufitar të Jarinjës, për ta vendosur doganën dhe policinë kosovare atje.
“Ne kemi biseduar disa herë me qytetarë në atë barrikadë, por ata janë të vendosur për të mos hequr barrikadën. Megjithatë, liria e lëvizjes për KFOR-in dhe organizata tjera ndërkombëtare është e mundshme përmes Mitrovicës dhe Zveqanit”, tha Pantiq.
Mirëpo, në misionin e NATO-s në Kosovë thanë se aktualisht nuk ka plane që të ndërmerren masa për lirimin e bllokadave rrugore në veri, për shkak të situatës ende të brishtë në ato zona.
Zëdhënësi i KFOR-it, Hans Diter Viher shpjegoi:
“Nuk e di nëse mund ta themi këtë. Bllokadat rrugore do të duhej të hapeshin apo të largoheshin, por kjo duhet të vlerësohet në baza ditore. Por, përderisa situata mbetet relativisht e qetë, duhet të jemi të kujdesshëm të zbatojmë metoda të tjera për t’i larguar bllokadat rrugore apo diçka të ngjashme”, theksoi ai.
Pjesëtarët e Doganës dhe Policisë së Kosovës vazhdojnë, karshi KFOR-it, ta kenë rolin dytësor në pjesën veriore të Kosovës.
Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, bëri të ditur se mund të vërehet një përmirësim i situatës së sigurisë në veri, por se pengesë në këtë drejtim mbesin strukturat paralele dhe ato kriminale.
“Mosqasja e plotë e strukturave policore dhe mbajtja e një situate të tillë tash e tri javë nga KFOR-i është gjendja reale në terren-kryesisht në komunat më veriore të Kosovës. Ndërsa, policia e Kosovës në stacionet përkatëse vazhdon të ketë rolin e saj dytësor në këtë fazë-të fokusuar kryesisht në ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike”, tha ai.
Gjendja aktuale në veri të Kosovës erdhi pas aksionit policor të 25 korrikut, përmes së cilit Prishtina zyrtare synoi rikthimin e autoritetit shtetëror në atë pjesë të vendit.
Aksioni në fjalë pasoi me djegien e pikave kufitare 1 dhe 31 nga serbët protestues. Mirëpo, deri në muajin shtator, sipas pajtueshmërive të KFOR-it më palën serbe dhe atë kosovare, duket se nuk mund të priten zhvillime të ngjashme në veri.
Serbët e veriut të Mitrovicës vazhdojnë të këmbëngulin në mbajtjen e bllokadave rrugore në atë pjesë të Kosovës.
Pas më shumë se dhjetë ditëve që kur KFOR-i arriti të ashtuquajturat pajtueshmëri me palën serbe dhe atë kosovare për kontrollimin e situatës në veri, zbatimi i pikës që flet për zhbllokimin e rrugëve, po pamundësohet për shkak të kundërshtimit të serbëve.
Njëri nga serbët e veriut, Krstimir Pantiq, tha qe qytetarët nuk do të heqin dorë prej barrikadave në fshatin Rudarë në komunën e Zveqanit.
Ai tha se në mesin e protestuesve serbë në atë bllokadë rrugore, ekziston frika që autoritetet kosovare dhe KFOR-i të tentojnë që ta marrin kontrollin mbi kalimin kufitar të Jarinjës, për ta vendosur doganën dhe policinë kosovare atje.
Ne kemi biseduar disa herë me qytetarë në atë barrikadë, por ata janë të vendosur për të mos hequr barrikadën.
Mirëpo, në misionin e NATO-s në Kosovë thanë se aktualisht nuk ka plane që të ndërmerren masa për lirimin e bllokadave rrugore në veri, për shkak të situatës ende të brishtë në ato zona.
Zëdhënësi i KFOR-it, Hans Diter Viher shpjegoi:
“Nuk e di nëse mund ta themi këtë. Bllokadat rrugore do të duhej të hapeshin apo të largoheshin, por kjo duhet të vlerësohet në baza ditore. Por, përderisa situata mbetet relativisht e qetë, duhet të jemi të kujdesshëm të zbatojmë metoda të tjera për t’i larguar bllokadat rrugore apo diçka të ngjashme”, theksoi ai.
Pjesëtarët e Doganës dhe Policisë së Kosovës vazhdojnë, karshi KFOR-it, ta kenë rolin dytësor në pjesën veriore të Kosovës.
Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, bëri të ditur se mund të vërehet një përmirësim i situatës së sigurisë në veri, por se pengesë në këtë drejtim mbesin strukturat paralele dhe ato kriminale.
...policia e Kosovës në stacionet përkatëse vazhdon të ketë rolin e saj dytësor në këtë fazë-të fokusuar kryesisht në ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike.