Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, i cili ka nisur ditë më parë, do të ngrijë mjaft procese që ishin në zhvillim e sipër, vlerësojnë analistët e çështjeve politike.
Ylli Hoxha, nga Klubi për Politikë të Jashtme, thotë se një numër çështjesh, që priten të shtrohen në dialogun Kosovë-Serbi, nuk do të duhej të ishin tema diskutimi.
“Ajo që ne e kemi vërejtur si rrezik, është pikërisht futja në një proces, ku për të gjitha çështjet e pazgjidhura deri sot, Serbia shndërrohet në palë, e cila duhet të japë aprovimin. Me këtë, një pjesë e madhe e çështjeve, do të mund të mbeten peng i vullnetit të Beogradit. Shumica e këtyre çështjeve janë çështje të brendshme të Kosovës”.
“Pra, me hapjen e dialogut për çështje të caktuara, për disa prej tyre, ne po e krijojmë presedanin e vendimmarrjes, në të cilën Serbia do të ketë hise”, thotë Hoxha.
Analisti Mazllum Baraliu vlerëson se Serbia është në pozicion që të luajë në mënyrë obstruktive dhe të shfrytëzojë çështjet e caktuara në favor të saj.
Sipas tij, çështja e gjykatave dhe e doganave në veri të Kosovës, çështja e personave të pagjetur, kthimi i artefakteve të Muzeut të Kosovës, të grabitura nga Serbia, por edhe një varg çështjesh të tjera, janë vetëm shembuj të proceseve, të cilat rrezikohen të ngrihen.
“Rrezikohet çdo gjë, çdo çështje që është e ngritur dhe që është e rëndësishme, madje me rëndësi vitale për qytetarët e Kosovës, si: çështja e të pagjeturve, gjykatat dhe funksionalizimi i tyre, e të tjera. Ato, ka mundësi jo vetëm të mos zgjidhen, por edhe të ngrihen”.
“Ka mundësi të obstruksionohen apo të futen në rend dite edhe çështje të tjera, të statusit, pjesës veriore dhe shumë çështje të rëndësishme të sovranitetit të Kosovës. Mund të jenë të ngrira dhe objekt i obstruksionit të mundshëm në çdo çast, në çdo fazë të këtyre të bisedimeve nga ana e Serbisë. Ky është rreziku më i madh i këtyre çështjeve”, thotë Baraliu.
Mendim të ngjashëm ka edhe analisti Hoxha, i cili thekson se pala kosovare nuk duhet të hyjë në kurthe, të cilat mund të imponohen në kuadër të dialogut, dhe të bisedojë për çështje të brendshme të saj, të cilat Serbia mund t'i keqpërdorë.
“Çështja e gjykatave në veri nuk do të duhej të ishte çështje që do të duhej ta negociojmë me Serbinë. Është një obligim i pranisë ndërkombëtare në Kosovë dhe institucioneve të Kosovës që ta kryejnë atë proces, pa marrë parasysh vullnetin serb”.
“Faktikisht, vendosja e kontrollit, ta zëmë, në pikën 1 dhe 31 të Kosovës, nuk do të duhej të ishte çështje. Është pjesë e një aranzhimi dhe pjesë e vendimeve paraprake, të dokumenteve ndërkombëtare: Rezolutës 1244, marrëveshjes së Pakos së Ahtisarit, një obligim i pranisë evropiane në Kosovë që ta realizojë këtë”, thekson Hoxha.
Analisti Baraliu paralajmëron palën kosovare të ketë kujdes, në mënyrë që çështjet e caktuara të mos shndërrohen në peng të procesit të dialogut.
“Ka çështje, të cilat nuk do të mund të zgjidhen. Rreziku është potencial për të gjitha çështjet që mund të trajtohen, që të mos marrin një epilog të dëshiruar dhe të përfunduar njëherë e përgjithmonë”.
“Gjithsesi, ka mundësi që Serbia, sapo t’i realizojë objektivat e veta, të mund të tërhiqet apo të bëjë obstruksione gjatë procesit, në çdo çast. Synimi i saj kryesor është që thjesht ta marrë kandidaturën për anëtare potenciale të Bashkimit Evropian”, deklaron Baraliu.
Të dy këta analistë vlerësojnë se autoritetet e Kosovës duhet të jenë shumë të kujdesshme, por edhe më agresive në komunikim me BE-në, si dhe të krijojnë një strategji dalëse nga procesi i dialogut Kosovë-Serbi.