Nisja e bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë mund t’u shërbejë shteteve hezituese për njohjen e Kosovës, ta marrin vendimin për njohje, por shtetet që kanë pasur qëndrime thellësisht negative ndaj pavarësisë së vendit - vështirë që do ta marrin një vendim të tillë, vlerësuan analistët politikë në Prishtinë. Lidhur me rritjen e numrit të njohjeve, ata theksuan rëndësinë që të punohet më intensivisht në imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Njohësit e rrethanave politike në Kosovë thonë se bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit do të kenë efekte të ndryshme në procesin e njohjes së Kosovës.
Omani ishte vendi i fundit, i cili në fillim të muajit shkurt njohu shtetësinë e Kosovës, duke e çuar në 75 numrin e njohjeve që i janë bërë vendit që nga shpallja e pavarësisë tre vjet më parë.
Për herë të parë pas bisedimeve politike për statusin e Kosovës që mbaheshin në Vjenë, ekipi kosovar qëndroi të martën përballë atij serb në Bruksel për të nisur bisedimet për çështje teknike, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Ky mekanizëm, megjithatë, nuk e njeh në tërësi Kosovën, ngase pesë vendet e tij anëtare hezitojnë ta hedhin hapin për njohje.
Publicisti Halil Matoshi tha se reagimet eventuale - pro apo kundër njohjes së Kosovës, të shteteve që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, do të varen nga qëndrimet e mëparshme të këtyre shteteve.
“Me vetë faktin që Prishtina dhe Beogradi po dialogojnë, është një fakt që merret parasysh dhe mund të pasojë me njohje nga kjo palë shtetesh - do të thotë që nuk kanë qëndrim armiqësor ndaj shtetit të ri. Ndërkaq, shtetet që mbajnë qëndrim rigjid ose armiqësor ndaj pavarësisë së Kosovës, do të vazhdojnë të thonë se ne e presim marrëveshjen serbo-shqiptare për të njohur realitetet e reja”, u shpreh Matoshi.
Autoritetet kosovare shfaqin shpresën që bisedimet me shtetin serb të përfundojnë me njohjen e Kosovës nga pala serbe, mirëpo zyrtarët në Beograd vazhdojnë të insistojnë që statusi i Kosovës të jetë temë diskutimi e bisedimeve kurdo në të ardhmen.
Analisti Arben Qirezi u shpreh pesimist për ndryshimin e qasjes serbe karshi pavarësisë së Kosovës. Ai theksoi rëndësinë që Prishtina zyrtare të heqë dorë nga bisedimet në rast të vazhdimit të diplomacisë serbe kundër shtetësisë së vendit.
“Po i referohem deklaratës së zëvendëskryeministrit serb, Bozhidar Gjeliq, i cili i kishte vënë bisedimet aktuale ndërmjet Kosovës e Serbisë në kontekstin e diskutimeve për një status të ri të Kosovës brenda Serbisë. Prandaj them se, në dritën e këtyre deklaratave më të reja të Gjeliqit, të cilat janë dhënë pasi që ka filluar dialogu, atëherë Qeveria e Kosovës do të duhej ta shqyrtojë pozicionin e vet vizavi këtij dhe mbase edhe të tërhiqet tërësisht nga ky dialog”, theksoi Qirezi.
Sidoqoftë, Ministria e Jashtme e Kosovës zotohet ta ketë përgatitur një strategji për njohjen e Kosovës - strategji e cila thuhet se përfshin dhe përmirësimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.
Matoshi vlerësoi se puna më e madhe në këtë drejtim qëndron në kryeqytetin kosovar.
“Strategjia më e fuqishme për të marrë sa më shumë njohje ndërkombëtare dhe për afirmim në botë bëhet në Prishtinë, e askund tjetër. Ky imazh është i cenuar rëndë që nga aferat kriminale, korrupsionit galopant, që nga vjedhja e abuzimi frapant i zgjedhjeve të lira, e deri te zgjedhja e pothuajse e dhunshme e presidentit të vendit duke e hequr nga loja Kuvendin e Kosovës”, vlerësoi Matoshi.