Qeveria maqedonase ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, se Shkupi po shkel Marrëveshjen e Prespës, akuzë që ai e bëri gjatë takimit të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, ka shkarkuar Erolld Musliun nga posti i drejtorit të Agjencisë së Zbulimit, i cili ishte duke shërbyer në mandatin e dytë.
Shqipëria ka aktualisht 2 milionë e 204 mijë e 113 banorë. Shifra u bë publike nga Instituti i Statistikave dhe krahasuar me regjistrimin e fundit të popullsisë të vitit 2011, rezulton që shteti ka 419 mijë e 831 banorë më pak.
Sipas historianëve, në vitet 1944-1945 u masakruan mbi 5.000 çamë nga forcat greke, ndërsa 2.755 vdiqën nga kushtet e këqija brenda territorit shqiptar. Mbi 30 mijë ishte numri i të dëbuarve.
Dhjetëra qytetarë u mblodhën në protestë para Ministrisë së Shëndetësisë në Tiranë më 26 qershor, duke kërkuar dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu.
Shtatë persona, mes të cilëve edhe dy mjekë të spitalit e Onkologjisë dhe zëvendësdrejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë janë vënë nën hetim dhe janë shkarkuar.
Me ekonominë në qendër të programit, Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut filloi ditën e parë të punës më 24 qershor.
Dy njerëz me kilometra larg njëri-tjetrit, pas 29 vjetësh, shikojnë njëri-tjetrin përmes një video-thirrjeje.
Gjykatat në Maqedoninë e Veriut kanë shqiptuar dënimet e para për veprën penale të “përndjekjes. Përndjekja dhe ngacmimi seksual u bënë vepra penale në shkurt të vitit të kaluar me ndryshimet në Kodin Penal.
Të fundit, të publikuara nga Instituti i Statistikave - Instat, janë për tremujorin e parë të vitit 2024 dhe flasin për 1 milion e 700 mijë turistë, ose 59% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kundër migrantëve dhe vlerave liberale, për bashkëpunim më të ngushtë me Rusinë. Kjo është mënyra më e shkurtër për t’i përshkruar partitë e ekstremit të djathtë që hynë në Parlamentin Evropian, pas zgjedhjeve që u mbajtën në fillim të qershorit.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mbajë të shtunën seancën për votimin e Qeverisë së re, që do të drejtohet nga Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së, partisë, e cila fitoi zgjedhjet e rregullta parlamentare që u mbajtën më 8 maj.
Shfaq më shumë