Ramush Haradinaj ka marrë për herë të dytë postin e kryeministrit të Kosovës. Ish-komandant i lartë i ish-UÇK-së dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka udhëhequr me Qeverinë e Kosovës tre muaj, në kohën kur kishte lidhur koalicionin me kryetarin e LDK-së dhe liderin shumëvjeçar të Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova.
Me 61 vota për, një abstenim dhe pa praninë e opozitës, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Qeverinë e re të Kosovës, me në krye Ramush Haradinajn.
Koalicioni i ri, që mëton qeverisjen e Kosovës për katër vitet e ardhshme, i prirë nga mandatari Ramush Haradinaj, pritet të përballet me sfida të shumta, nisur nga zhvillimi ekonomik zbutja e papunësisë, dialogu me Serbinë dhe procesi i liberalizimit të vizave.
Në pjesën e dytë të intervistës për Radion Evropa e Lirë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se në Samitin e Triestes në Itali, liderët ballkanikë dhe ata evropianë kanë diskutuar për lehtësime ekonomike dhe treg funksional. Por, ai e ka përjashtuar mundësinë që të ri-vendoset ndonjë treg apo sistem doganor unik në këtë pjesë të Evropës, ngjashëm me kohën e ish-Jugosllavisë.
Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, ka hapur mundësinë që brenda një muaji, të konstituohet përbërja e re e Kuvendit të Kosovës.
Shfaq më shumë