Valona Tela është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë dhe autore e magazinës së përjavshme televizive 'Expose'.
Në kohën e zhvillimeve të shpejta gjeopolitike, është thelbësore që Kosova të rreshtohet me aleatët e saj ndërkombëtarë. Dështimi për ta bërë këtë, rrezikon ta shtyjë vendin në izolim ose ta lërë atë të bllokuar në një konflikt të ngrirë, thonë vëzhguesit në SHBA dhe Evropë.
Fjalimet në fushatën zgjedhore në Kosovë janë të gjata dhe të zhurmshme, por rrallë për arsimin. Kandidatët politikë kanë përqendruar vëmendjen te rritja ekonomike, hapja e vendeve të reja të punës, mbështetja për bizneset, sulmet për njëri-tjetrin...
Vit pas viti, hartohen strategji e bëhen premtime, por sistemi i arsimit në Kosovë mbetet i njëjtë - i dominuar nga metodat e vjetra të mësimnxënies dhe mungesa e teknologjisë. Ekspertët e quajnë këtë “padrejtësi ndaj fëmijëve”.
Prodhuesit kosovarë ankohen vazhdimisht për Tatim të lartë mbi Vlerën e Shtuar, për ekonomi joformale, kamata të larta për kredi, mungesë infrastrukture, jostabilitet me rrymë e të tjera.
Çdo sezon zgjedhjesh në Kosovë, ata që synojnë pushtetin, e vërshojnë publikun me premtime. Miliona euro për bizneset prodhuese. Lehtësira në menaxhimin e tyre. Bum në eksport. Të gjitha tingëllojnë mbresëlënëse, por janë thjesht premtime të ricikluara.
Pas fitores në zgjedhjet e 5 nëntorit, 2024, Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, ku shërbeu edhe në periudhën 2017-2021.
Kërkesë e vazhdueshme nga aleatët ndërkombëtarë, por, mesa duket, jo mjaftueshëm popullore për të joshur votues. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë nuk është top-zotim i asnjërit kandidat për kryeministër të Kosovës.
Njohjet e Kosovës, përparimi drejt Bashkimit Evropian, NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare... që të gjitha janë peng i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Por, përkundër kësaj, ky proces mungon dukshëm në diskursin e kandidatëve për kryeministër të ri.
Me zgjedhje e udhëheqës të rinj në njërën anë dhe me luftëra e konflikte të vazhdueshme në anën tjetër, shumëçka është në lojë - vendet do të përballen me sfida që do t’i testojnë aftësitë e tyre për të bashkëpunuar dhe për të garantuar stabilitet global.
Ish-diplomati amerikan, Cameron Munter, thotë se negociatat mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, nuk mund të vazhdojnë pa ndryshuar asgjë, “nëse nuk duam t’i kalojmë edhe 15 vjet të tjerë duke pritur”.
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Winser, thotë se Kosova sot është një histori e përzier - “nuk ka arritur gjithçka që ka dëshiruar, por e ka ndërtuar veten si një shtet sovran në familjen evropiane”.
Në kohën e pasigurive rajonale dhe tensioneve globale, Kosova i ka vendosur vetes një objektiv: prodhimin e municioneve.
Millan Radoiçiq ka një aktakuzë në Kosovë - për rastin e sulmit të armatosur në Banjskë - e cila, mes tjerash, e ngarkon me terrorizëm. Kundër tij ka edhe një fletarrestim.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i bëjë trysni Serbisë për ta ekstraduar në Kosovë Millan Radoiçiqin, i akuzuar për sulmin në Banjskë. Ai e ka përsëritur këtë apel sidomos pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit.
Qeveria e Kosovës njoftoi, por nuk sqaroi se për cilin rast e ftoi Prokuroria Speciale e Kosovës kryeministrin Albin Kurti të dëshmojë në datën 16 dhjetor.
Mes spekulimeve dhe akuzave të vazhdueshme, dyshimeve dhe tensioneve në rritje, përcaktimi i saktë i përgjegjësisë për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit është kritik, sipas ekspertëve ligjorë dhe të sigurisë.
Pas sulmit në Ibër-Lepenc, situata sa vjen e nxehet. Bastisje, arrestime, konfiskim armësh e pajisjesh ushtarake në Kosovë ka thuajse çdo ditë. Në Serbi janë duke hetuar po ashtu dhe flasin për dyshime konkrete. E, derisa loja e fajit vazhdon, ekspertët mbështesin idenë e një hetimi ndërkombëtar.
Se cila do të jetë qasja e Kallasit ndaj dialogut mes Kosovës dhe Serbisë tani, nuk dihet shumë.
“Dashuri e vështirë” - kështu e përshkruan marrëdhënien mes Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.
Aleancat me fuqitë perëndimore janë jetike për sigurinë e Kosovës dhe integrimin e saj euroatlantik. Ndërsa peizazhi gjeopolitik ndryshon me shpejtësi, vëzhguesit thonë se Kosova duhet të jetë e kujdesshme që të mos rreshtohet në anën e gabuar të presidentit të ardhshëm amerikan, Donald Trump.
Shfaq më shumë