Organizata gjermane ‘Help Kosovo’ ka dhuruar 200 mburoja për fytyrë për foshnjat e porsalindura në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Këto mburoja shërbejnë për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Prej kur ka filluar izolimi i njerëzve nëpër shtëpi në Rusi, një 80-vjeçare është duke ndihmuar me ushqime ata që kanë nevojë. Me furgonin e saj, ajo bart ushqimin nëpër disa shtëpi.
Hedije Hoti nga Suhareka është kryeinfermiere në një spital në Londër. Dy muajt e fundit, ajo vazhdimisht ka ndihmuar pacientët me COVID-19.
Disa biznese në Kosovë kanë filluar të punojnë, pasi ka filluar zbatimi i fazës së parë të lehtësimit të masave kufizuese kundër koronavirusit. Përveç hapjes së një pjesë të dyqaneve, kjo fazë parasheh edhe zgjerimin e orarit të lëvizjes së qytetarëve.
Në fshatin Verboc të Drenasit, banorët thonë se asnjëherë në jetë nuk e kanë agjëruar muajin e Ramazanit të mbyllur në shtëpi dhe duke mos shkuar në xhami. Që nga përhapja e koronavirusit, në Kosovë u ndaluan të gjitha tubimet fetare.
Një vajzë me sindromën Down nga Mitrovica, tregon për aktivitetet e saj gjatë izolimit në shtëpi, si pasojë e përhapjes së koronavirusit.
Si pasojë e përhapjes së koronavirusit, Ministria e Arsimit në Kosovë ka mbyllur shkollat dhe mësimi po zhvillohet në distancë. Njëra nga mësimdhënëset tregon se sa e vështirë është mbajtja e orës pa nxënës.
Qemajl Aliu, mjek nga Shtimja ka 18 vjet që jeton në Tiranë. Ai tani është duke ndihmuar pacientët e infektuar me COVID-19 në Shqipëri.
Një çift nga Istogu është martuar të dielën, në kohën kur shumë dasma dhe organizime të tjera janë anuluar, për shkak të përhapjes së koronavirusit. Nusja dhe dhëndri tregojnë se si është martesa pa dasmorë.
Në një spital në veri të Italisë, disa robotë janë duke ndihmuar mjekët dhe infermierët që kujdesen për pacientët e infektuar me koronavirus. (Pamje: AP)
Në fondacionin BONEVET në Kosovë, të rinjtë janë duke prodhuar maska 3D për mbrojtje nga koronavirusi. Këto maska do t’iu shpërndahen punëtorëve shëndetësorë.
Përhapja e koronavirusit në Kosovë ka ndryshuar përditshmërinë e secilit qytetar. Njëjtë ka ndodhur edhe me notaren nga Prishtina, Rita Zeqiri, e cila në vitin 2016 ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Rio, Brazil.
Për të paralajmëruar njerëzit për rrezikun nga koronavirusi, një burrë në Indi ka krijuar një veturë që ka pamjen e virusit COVID-19. Ai u ka kërkuar të gjithëve që të rrinë në shtëpitë e tyre.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë duke punuar 12 orë në ditë, në mënyrë që të respektohet vendimi për kufizim të lëvizjes.
Teste të koronavirusit nuk ka mjaftueshëm, por teknologjitë e reja janë duke u dhënë mjekëve mjete të nevojshme për të luftuar pandeminë. Sipas ekspertëve, testimi është thelbësor jo vetëm për t'i trajtuar pacientët individualisht, por edhe për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
Mungesa e miellit në treg ka bërë që të rritet puna në një mulli që bluan vetëm misër. Banorë të rajonit të Hasit të Prizrenit, presin në radhë për të bluar misrin në këtë mulli të vjetër 500 vjet.
Kur të gjitha institucionet kulturore në Essen të Gjermanisë janë të mbyllura për shkak të koronavirusit, qytetarët i janë kthyer viteve të 80-ta duke shikuar filma nga veturat e tyre.
Mbi 20 studentë të Fakultetit të Mjekësisë janë duke punuar si vullnetarë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Në karantinë, ata janë duke ofruar shërbime mjekësore për qindra qytetarë që u izoluan, për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Shfaq më shumë