Një nënë ukrainase ka rrëfyer për Radion Evropa e Lirë se si ajo dhe binjaket e saj i mbijetuan më 2022 bombardimit të spitalit të lindjes në qytetin-port ukrainas të Mariupolit, dhe se si ajo i nxori fëmijët e saj drejt një vendi të sigurt.
Ushtarët ukrainas po prodhojnë me printerë 3D pjesë për flotën e tyre të dronëve vëzhgues dhe kamikazë. Dronët po përdoren në vijën e frontit, afër qytetit të Avdijivkës, në rajonin ukrainas të Donjeckut, ku trupat ruse dhe ukrainase po vazhdojnë të luftojnë për kontroll të territorit.
Kateryna Ukrayinets ishte në muajin e katërt të shtatzënisë, kur mori vesh se bashkëshorti i saj ishte vrarë duke e mbrojtur Ukrainën kundër forcave ruse. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, e veja 21-vjeçare ka thënë se nuk kishte ide se si do të jetonte pa babanë e fëmijës së saj.
Trupat ukrainase po vazhdojnë të mbahen në Avdijivka, teksa forcat ruse po e sulmojnë qytetin industrial në rajonin e Donjeckut. Moska nisi një ofensivë në zonë në fillim të tetorit, në një përpjekje për të zaptuar territorin në front.
Ish-mjeku ushtarak ukrainas, Roman Zamriy, tregon tmerret dhe sfidat gjatë përkujdesjes në vijën e frontit, përfshirë gabimet fatale të bëra gjatë luftimeve.
Pasi pësoi lëndime serioze në betejë kundër forcave ruse, një ushtar ukrainas, që po merr trajtim mjekësor në Bruksel, ka gjetur një frymëzim të ri për jetë – te ukrainishtfolësja e rritur në Belgjikë, Lidia Zubrytska.
Gjatë një misioni të shpejtë sulmues, një pilot ukrainas i një helikopteri Mi-8 tregon sekretet e sukseseve të ekuipazhit të tij: fluturime të ulëta, kthesa të shpejta, si dhe një ekip i dedikuar mbështetës.
Pasi i ikën pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga ana e Rusisë më 2022, rreth 14.000 shtetas ukrainas që janë strehuar në Izrael, e kanë gjetur veten përsëri nën sulme, teksa militantët e grupit palestinez, Hamas, nisën një sulm të paprecedent ndaj vendit.
Teksa ndanë xhirime të realizuara me kamerat trupore, ushtarët ukrainas kujtuan rolin e tyre në çlirimin e Klishçijivkës së okupuar nga rusët, në rajonin e Donjeckut. Ata përshkruan kaosin mes ushtarëve armiq, teksa disa prej tyre u përpoqën të dorëzoheshin, përderisa të tjerët luftuan deri në fund.
Dhjetëra persona, përfshirë një vajzë gjashtëvjeçare, u vranë nga një sulm rus, i cili goditi një kafene gjatë një mbledhjeje komemorative në një fshat në rajonin e Harkivit, në Ukrainën verilindore, më 5 tetor, sipas zyrtarëve ukrainas.
Një djalë 8-vjeçar, i cili ka pësuar djegie të 80 për qind të trupit të tij si pasojë e një sulmi ajror, është kthyer në shtëpinë e tij, pasi i është nënshtruar më shumë se 30 operacioneve në Gjermani.
Një njësit i sulmeve ajrore i ushtrisë ukrainase, i pajisur me dronë të shpejtë e të lehtë, ia ka marrë dorën eliminimit të objektivave ruse. Radio Evropa e Lirë ka udhëtuar në front me operatorët e fluturakeve të telekomanduara, që po i ndjekin objektivat armike.
Nën rrezikun e sulmeve të vazhdueshme ruse, disa nxënës në qytetin lindor ukrainas të Harkivit kanë nisur vitin akademik duke mbajtur orë mësimi në stacione metroje. Pas pushtimit të plotë nga Rusia, shumë shkolla ukrainase kanë kaluar në mësim online.
Më 20 gusht, qytetarët nga Çernihivi, një qytet në Ukrainën veriore, u mblodhën pranë një memoriali të improvizuar për t’i nderuar ata që humbën jetën nga një sulm me raketa ruse.
Zjarri i artilerisë nga të dyja palët ka qenë një element qendror i pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Pesha e humbjes së dëgjimit për ushtarët është e vështirë të matet -- por një kirurge ka pasur sukses me të paktën 40 ushtarë ukrainas. (Përgatitën: Gresa Kraja dhe Bujar Tërstena)
Radio Evropa e Lirë ka gjetur material dokumentues se Rusia po e sulmon Ukrainën me raketa lundruese, të cilat Kievi ia kishte dorëzuar Moskës gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar.
Sulmi i fundit i raportuar me dronë detarë në Detin e Zi nuk përbën herën e parë që Ukraina supozohet se ka përdorur armë të tilla. Një ekspert detar ka treguar për projektin e Radios Evropa e Lirë, Current Time, se si Ukraina me sa duket po përdor dronë detarë për të goditur anijet ruse.
Në muajin maj të vitit 2022, Volodymyr Labuzov u burgos kur forcat ruse morën kontrollin e portit ukrainas të Mariupolit pas disa javësh luftime. Labuzov, një mjek ushtarak që kishte punuar në një spital të improvizuar në këtë zonë, u bë një nga 2.500 personat e burgosur nga forcat ruse.
Në Kiev të Ukrainës, përfundoi çmontimi i stemës sovjetike nga monumenti "Mëmëdheu", i cili filloi më 30 korrik. Është planifikuar që deri në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, në vend të stemës së Bashkimit Sovjetik, të vendoset emblema ukrainase.
Shfaq më shumë