Shkolla nëntokësore: Nxënësit ukrainas mësojnë në metro
Nën rrezikun e sulmeve të vazhdueshme ruse, disa nxënës në qytetin lindor ukrainas të Harkivit kanë nisur vitin akademik duke mbajtur orë mësimi në stacione metroje. Pas pushtimit të plotë nga Rusia, shumë shkolla ukrainase kanë kaluar në mësim online. Teksa nxënësit po kthehen në mësim me prani fizike, zyrtarët e qytetit kanë njoftuar se disa orë do të mbahen nën tokë për arsye sigurie. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)