Sandra Cvetkoviq është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Përfaqësuesit e sektorit civil në Kosovë, të cilët monitorojnë sundimin e ligjit, kanë qëndrime të ndryshme për intervistimin e 14 punëtorëve të komunës paralele serbe në Shtërpcë, të cilët deri para dy vjetësh kanë punuar aty.
Edhe pse multietniciteti është një nga parimet kryesore mbi të cilin bazohet Kushtetuta e Kosovës, në praktikë bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe serbëve has shpesh në “rezistencë”, apo gjuhë të urrejtjes.
Nuk ka Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Qendrës Multimediale të Kosovës (Qendra Multimedia) dhe Teatrit Kombëtar në Beograd dhe as qyteti i Beogradit nuk do të “marrë frymë shqip”.
Përveç në Mitrovicën e Veriut, pamflete me imazhin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me mbishkrimin: "Komandant Suprem, ju presim", u shfaqën gjatë fundjavës edhe në tri komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës - Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Tenderët për pishinën olimpike në Leposaviq po gjykohen si krim i organizuar. Të përfshirë janë zyrtarë e biznesmenë serbë e shqiptarë.
Oliver Ivanoviq është vrarë më 16 janar të vitit 2018, para objektit të partisë së tij në Mitrovicë të Veriut.
Kurti dhe Vuçiq udhëheqin dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në nivelin më të lartë politik, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Vizita në Kosovë dhe në Serbi e Mirosllav Lajçakut, i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes dy vendeve, është “burokratike”, thonë analistë.
Qeveria e Kosovës ka nisur procesin e shpronësimit në komunën e Leposaviqit dhe atë të Zubin Potokut në janar të vitit 2023, kur disa toka atje i ka shpallur “pasuri të paluajtshme me interes të veçantë publik - të nevojshme për realizimin e projekteve infrastrukturore me interes publik”.
Çështja e hapjes së urës mbi lumin Ibër është rikthyer sërish në diskutim në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut.
Ndërsa paralajmërohet hapja e mundshme e urës kryesore mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën në pjesën jugore dhe veriore, Bashkimi Evropian thotë se kjo çështje duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Një vit pas dhunës në Zveçan dhe sulmit ndaj pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, drejtësia është ende në pritje të mbledhjes së të gjitha fakteve.
Qytetarë të komunitetit serb në Graçanicë dhe në veri të Kosovës thonë se kanë mbetur pa u regjistruar për shkak se regjistruesit nuk janë paraqitur në shtëpitë e tyre. Disa nga ta thanë se vullneti i tyre ishte të regjistroheshin, e të tjerë thanë se frikësohen se do të mund të gjobiten.
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shtetet perëndimore i vendosën asaj një kusht: ndërmarrjen e hapave konkretë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Me zgjedhjen e Qeverisë së re të Serbisë nuk do të ndryshojë politika ndaj Kosovës, sepse ajo udhëhiqet nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe jo nga kryeministri apo ministrat
Në veri të Kosovës, disa individë kanë nisur të postojnë në rrjetet sociale shpallje të llojit “ofrojmë shërbime të tërheqjes së parave në Rashkë”.
Shumica e serbëve në katër komunat në veri të Kosovës refuzojnë të regjistrohen, thanë zyrtarë tëAgjencisë së Statistikave të Kosovës, të hënën.
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet, për shkak të parregullsive të evidentuara gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë, i cili nisi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj.
Probleme me pronën e uzurpuar kanë qytetarë serbë e shqiptarë. Çështjet pronësore të ndërlidhura me tensione etnike në Kosovë janë përmendur edhe në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut të vitit 2023.
Kryetarët shqiptarë, të cilët nuk pranohen nga popullata shumicë serbe në veri të Kosovës, mbeten në pushtet.
Shfaq më shumë