Miliona gra në gjithë botën luftojnë për të drejta themelore të njeriut. Nën regjimin e talibanëve, grave afgane po u pamundësohet jeta publike dhe po u mohohen liritë themelore.
Politikat shtypëse të talibanëve dhe interpretimi ekstrem i Islamit e kanë kthyer Adganisanin në një shtet thuajse aspak atraktiv.
Talibanët njoftuan në gusht se kanë shkatërruar mbi 20.000 instrumente muzikore në Afganistan gjatë vitit të kaluar. Grupi ekstremist i konsideron instrumentet si joislamike dhe lejon vetëm të kënduarit e pashoqëruar nga to.
Por, shumë iranianë, të cilët folën për Radion Farda, shprehën frikë nga hakmarrja ushtarake e Izraelit dhe nga mundësia e një lufte të përgjithshme me Izraelin.
Mohammad Jawad i mbijetoi shërbimit ushtarak në luftë në Ushtrinë Kombëtare Afgane (AKSH), duke luftuar kundër talibanëve, por u rrëmbye dhe u torturua për vdekje pasi grupi militant mori pushtetin në vitin 2021
Përpjekjet që “aparteidi gjinor” të njihet në ligjin ndërkombëtar janë intensifikuar, me shtypjen e grave dhe vajzave në Afganistan dhe Iran që kanë rritur thirrjet për veprim të menjëhershëm. Megjithatë, ende ka pengesa të mëdha.
Që nga marrja e pushtetit në vitin 2021, talibanët e kanë ndaluar pagesën e pensioneve.
Provinca veriore e Afganistanit, Badakhshan, ka qenë skenë e protestave të dhunshme kundër talibanëve gjatë javëve të fundit.
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për viktima në zonat e largëta në veri të Afganistanit, ku të paktën 300 persona kanë vdekur për shkak të vërshimeve që u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm.
Kur talibanët ua ndaluan grave shkollimin në Afganistan, dhjetëra mijëra studenteve iu mohuan studimet universitare, duke shënuar një hap të madh prapa për të drejtat e grave atje.
Ekipet mjekësore ajrore afgane kanë evakuuar viktimat e lënduara rëndë nga tërmeti i fuqishëm që goditi fshatrat e distriktit Zindah Xhan të provincës së Heratit, më 7 tetor, dhe shkatërroi shumë shtëpi. Një mjek ka thënë se shumica e viktimave të tërmetit prej 6.3 ballësh ishin gra dhe fëmijë.
Aktivistët për të drejtat e komunitetit LGBT thonë se rikthimi i talibanëve në pushtet në Afganistan në vitin 2021, ka rezultuar me diskriminim, torturë, madje edhe me vrasje. (Përgatitën: Gresa Kraja & Arben Hoti)
Ajo dikur ndihmonte për t’i futur militantët talibanë në burg, por tani ata po e ndjekin atë. Shumë ish-prokurorë shtetërorë tani po fshihen dhe frikohen për jetën e tyre, që kur talibanët e rimorën pushtetin në Afganistan, dy vjet më parë.
Trotuaret para furrave të bukës në kryeqytetin e Afganistanit janë mbushur me nëna dhe fëmijë të dëshpëruar, që shpresojnë të marrin një kafshatë për ta ngrënë. Talibanët ua kanë ndaluar grave dhe vajzave shumë punë dhe shkollimin, prej kur janë kthyer në pushtet, në gushtin e vitit 2021.
Ish-studentja afgane, Farzana Haidari, tani po punon me makinë të qepjes në provincën Gor. Ajo ishte pothuajse në përfundim të studimeve për Gjuhë dhe Letërsi Persiane, kur talibanët ndaluan shkollimin universitar për vajzat dhe gratë.
Një burrë që shpërndante libra falas në Kabul, Afganistan, në shenjë kundërshtimi ndaj ndalimit të arsimimit të grave nga talibanët, u arrestua më 2 shkurt. Ai ishte intervistuar nga Radio Evropa e Lirë teksa shpërndante libra në Kabul, vetëm një ditë para arrestimit.
Turmat e grumbulluara të përdoruesve të varur nga droga në krahinën jugperëndimore të Nimrozit në Afganistan, ilustrojnë krizën në rritje nga përdorimi i opiumit dhe heroinës në vend.
Shfaq më shumë