Hillary Clinton, në kohën kur ka qenë Sekretare e Shtetit, ka përdorur emailin privat edhe për korrespondencat zyrtare. Ky fakt i ka shkaktuar shumë kokëçarje, sidomos tani në garën për presidente të Shteteve të Bashkuara.
Nëntorin e kaluar, një ditë pasi aeroplanët e Turqisë e rrëzuan një aeroplan luftarak rus afër kufirit me Sirinë, presidenti i zemëruar rus, Vladimir Putin, kishte thënë se incidenti është “thikë pas shpine nga bashkëpunëtorët e terroristëve”.
Hillary Clinton ka bërë thirrje për unitet, është tallur me rivalin republikan dhe ka folur edhe për prosperitet të përbashkët derisa e ka pranuar nominimin e partisë demokrate amerikane për presidente me “besim të pakufishëm në premtimin amerikan”.
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton iu ka kërkuar demokratëve dhe publikut amerikan që ta votojnë bashkëshorten e tij në nëntor, duke thënë se duke e bërë atë gruan e parë që bëhet presidente, ajo do t'i bëjë Shtetet e Bashkuara një vend më të mirë dhe më të fuqishëm.
Në Konventën e Partisë Republikane në SHBA, senatori Ted Cruz refuzoi të mbështesë kandidatin republikan për president, Donald Trump. Publiku ka reaguar me zemërim, ndërsa Cruz tha se amerikanët, në zgjedhjet e nëntorit, duhet të votojnë kandidatin që “i qëndron besnik Kushtetutës”.
Sipas një marrëveshjeje ndërkombëtare, Uashingtoni e ka autorizuar një aeroplan vëzhgues të Rusisë, që të fluturojë mbi territorin e Shteteve të Bashkuara, duke e mbyllur një mospajtim që kishte shkaktuar kritika të zëshme nga disa ligjvënës, për shkak të teknologjisë që përdoret nga rusët.
Ministria e Jashtme ruse e ka bërë një goditje tjetër në një luftë edhe ashtu të pahijshme fjalësh me homologët e tyre amerikanë, duke e quajtur një ish-diplomat amerikan të paaftë dhe duke u ankuar se Uashingtoni iu ka bërë presion diplomatëve rusë.
Dy ish ambasadorë amerikanë në Rusi kanë shprehur mospajtime rreth vlerësimeve për marrëdhëniet në të kaluarën dhe të ardhmen në mes të Uashingtonit dhe Moskës.
Duke folur në një forum në Shën Petërsburg, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se qeveria amerikane mund të jetë e përfshirë në skandalin e njohur si “Letrat e Panamasë”. Emri i Putinit nuk ndodhet në listën prej më shumë se 11.5 milion dokumenteve të rrjedhura nga një firmë ligjore nga Panamaja, por aty figurojnë emra të miqve të tij.
Ekspertët nuk po shqetësohen nga armët, por nga materialet bërthamore, si plutoniumi, i cili mund të përdoret në një sulm të tmerrshëm terrorist. Rreziku se një grup terrorist do të kërkonte një lloj të materialit radiologjik dhe ta përdorte atë për të bërë kërdi, është temë qendrore e diskutimit në Samitin për Siguri Bërthamore, që nisi punimet në Uashington, më 31 mars.