Nju Jorku është vendi më i goditur nga koronavirusi i ri në SHBA. Këto janë disa pamje të rrugëve të zbrazëta. (Reuters)
Për shkak të mungesës së maskave mbrojtëse në treg, disa gra të burgosura në burgun e Lipjanit kanë nisur t’i qepin ato në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e koronavirusit nëpër burgje.
Një grua nga Izraeli ka trajnuar papagallin e saj Luka që të japë një mesazh, në këtë kohë kur bota është duke kaluar një kohë të vështirë teksa po përballet me koronavirusin.
Ushtria e SHBA-së ka vënë në dispozicion për autoritetet shëndetësore dy anije-spitale me nga 1,000 shtretër secila. Spitalet në SHBA mund të hasin në mungesë të shtretërve nëse numri i të prekurve me koronavirus vazhdon të rritet.
Shumë qytete të Evropës janë zbrazur ditëve të fundit pasi autoritetet kanë kërkuar qëndrimin e qytetarëve në shtëpitë e tyre. Daljet janë kufizuar në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit të ri. (VIDEO: AP)
Një nxënës i klasës së shtatë në Prishtinë, ka pasion numrat dhe programimin. Ai ka krijuar një faqe interneti për t'i ndihmuar bashkëmoshatarët e tij që të ushtrojnë matematikën.
Prishtina u është bashkuar shumë qyteteve në botë, duke performuar himnin “Dhunuesi je ti!” . Pjesëtarë të shoqërisë civile organizuan këtë performancë kundër dhunës ndaj grave.
Kosova u bë vendi i parë që ka kthyer 110 qytetarë të saj nga Siria, por integrimi i tyre vazhdon të mbetet sfidë për institucionet. Edhe gjatë vitit 2020 prokuroritë dhe gjykatat në Kosovë do të merren me gratë dhe burrat që akuzohen për pjesëmarrje në luftëra të huaja.
Në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë është mbajtur mesha e Krishtlindjes, e cila u udhëhoq nga Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji, i cili bëri thirrje për dashuri dhe paqe, dhe krijim të institucioneve të reja të Kosovës. Gjithashtu, në sheshet e Prishtinës është kremtuar kjo festë, ku ishin
Komuna e Kamenicës i ka mbyllur pesë shkolla në disa fshatra të thella, ku klasat kanë pasur pak nxënës. Kryetari i kësaj komune është akuzuar se po ua ndalon shkollimin fëmijëve, por ai thotë se transportimi i fëmijëve në shkolla më të mëdha, do ta rrisë cilësinë.
Që nga hera e parë kur e provoi sportin e paragllajdit, Shpresa Rrahmani u dashurua në të dhe nisi të merrej me këtë sport, ku edhe u bë gruaja e parë që merret me këtë sport në Kosovë.
Një grua me prejardhje nga Kosova, që jeton në Kanada, ka kaluar testet e para për t’u bërë pilote. Ajo thotë se ëndrra e saj më e madhe është të aterojë në aeroportin e Prishtinës duke drejtuar ndonjë aeroplan udhëtarësh të tipit Boeing 737.
Fatmir Smani nga Prizreni është balerin që nga mosha 11-vjeçare. Ai ka arritur t’i mposhtë paragjykimet se ky profesion është vetëm për gjininë femërore.
Lucy Meyer, një vajzë që vuan nga paraliza cerebrale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ardhur në Kosovë për t’i përkrahur fëmijët me nevoja të veçanta. Ajo ka kërkuar përfshirje të plotë të këtyre fëmijëve në të gjitha sferat e jetës.
Blerta Bytyqi nga Prizreni, nënë e dy fëmijëve, është gruaja e parë që bart mbulesën dhe është kampione në garat me makina në Kosovë.
Dy të rinj nga Prishtina kanë nisur të grumbullojnë gjëra të plastikës në deponi të ndryshme për t’i shndërruar në gjëra të vlefshme. Më këtë, ata duan ta rrisin vetëdijësimnin tek të tjerët për mjedisin se ku jetojnë.
Shfaq më shumë