Banorët e Rozhajës, në vijën kufitare të Malit të Zi me Kosovën, thonë se nuk druajnë nga vendimi që Prishtina mund të marrë për demarkacion. Thonë se marrëdhëniet me Kosovën i kanë shumë të mira dhe duan që ato të mos ndikohen nga asgjë. Ndërkohë Ministria e Brendshme në Podgoricë nuk ka dhënë ende përgjigje nëse ka shtuar masat e sigurisë në kufi, sado që jozyrtarisht thuhet se ato janë forcuar.