Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Pak qindra serbë po protestojnë pranë objektit të Komunës së Zubin Potokut, më 30 maj, për të kundërshtuar kryetarin e ri shqiptar për të dytën ditë rresht. Përreth objektit të komunës veriore janë vendosur edhe ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.
Policia e Kosovës hodhi gaz lotsjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë një grup qytetarësh që u mblodh në Zveçan - komunë e banuar me shumicë serbe - në përpjekje për të penguar kryetarin e sapozgjedhur shqiptar për të hyrë në zyrën e tij.
Pasi kishte punuar në Kosovë pas luftës, Erik Mackinlay u kthye sërish pas pensionimit. Dhjetë vjetët e fundit në Kosovë i ka kaluar duke u përpjekur të bëjë ndryshime për të mirën e Kosovës, për të cilën thotë se “është vend i mirë për të jetuar”.
Ekipi i Radios Evropa e Lirë para betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, ka vizituar të katër komunat veriore dhe ka parë se në hyrje të objekteve komunale në Leposaviq dhe Zubin Potok janë vendosur dyer me shufra hekuri.
“Populli është i zemëruar dhe këmbëngulës. Ne duam të qëndrojmë atje, ta ruajmë pronën tonë”, shprehet Mashan Jovanoviqi nga Leposaviqi - pjesa veriore e Kosovës. Shpronësimin e tokës që ka filluar Qeveria e Kosovës në këtë rajon me shumicë serbe, ai e quan “uzurpim të pronës personale”.
Ana Ilazi po realizon një prej ëndrrave të saj duke u shkolluar për fizioterapi. Një pjesë të studimeve thotë se do të donte ta kryente jashtë Kosovës. Është 19 vjeçe dhe vetëm një vit më parë është ndarë nga SOS-nënat që e kanë rritur.
Me prejardhje nga Istogu, Ardijana Rexhaj ka jetuar 25 vjet në Norvegji. Por, tash e tre vjet, udhëheq një biznes në Kosovë. Në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë, Ardijana tregon për motivet që e kthyen dhe planet për të vazhduar investimet në vendin ku u lind.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veriun e Kosovës, të cilat u bojkotuan nga popullata serbe, fituan dy parti shqiptare: Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës. Sipas rezultateve preliminare, kandidatja e vetme nga komuniteti serb fitoi vetëm 5 vota. Procesi zgjedhor u zhvillua pa asnjë incident, por me pjesëmarrje të ulët votuesish.
Për 18 vjet me radhë, rrymën që kanë shpenzuar qytetarët në pjesën veriore të Kosovës - të banuar me shumicë serbe - e kanë paguar qytetarët e pjesëve të tjera të vendit.
Alleksandar Jabllanoviq, kandidat i Partisë së Serbëve të Kosovës për kryetar të Leposaviqit, është tërhequr nga gara vetëm tri ditë përpara zgjedhjeve të 23 prillit.
Me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në veri të Kosovës ka nisur instalimi i kontejnerëve, të cilët do të shërbejnë si qendra votimi për zgjedhjet lokale. Të dielën e 23 prillit do të votohet në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.
Dashuria për kafshë iu shndërrua në karrierë Adelina Xhaferit nga Prishtina. Përveçse menaxhon një kompani që prodhon ushqim për qentë, ajo po punon për t’iu siguruar ushqime edhe qenve endacakë në gjithë territorin e Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë me lidershipin e Bashkimit Evropian për të arritur një rezultat që nëse Kosova i kryen, i respekton zotimet në këtë dokument (marrëveshjen e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë)...
Disa gazetarë afganë, të strehuar në Kosovë, thonë se e ndiejnë mungesën e familjes dhe të traditave afgane në muajin e Ramazanit. Tash e disa javë, ata kanë krijuar një rutinë të jetës dhe të punës, shumë kilometra larg vendlindjes së trazuar nga regjimi taliban.
Me sheqer, çokollatë e fruta - kështu e nis çdo mëngjes Rudina. Rruga e saj nga adhuruese ëmbëlsirash në udhëheqëse të një pastiçerie ka qenë e gjatë dhe e ka dërguar në Athinë e Nju Jork. Tani ajo synon ta rrisë biznesin e saj dhe shpreson që edhe gra të tjera të gjejnë përkrahje në ëndrrat e tyre.
Qytetarë shqiptarë dhe serbë, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, e komentojnë në mënyra të ndryshme dakordimin e Kosovës dhe të Serbisë për të zbatuar Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Kontejnerë të shumtë në Prishtinë janë mbuluar nga mbeturinat. Kjo për faktin se punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” nga 13 marsi kanë nisur një grevë me kërkesë rritjen e pagave.
Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, në Kosovë në një ekspozitë në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës janë prezantuar abetaret e botuara ndër vite.
Pavarësimin e bashkëvendëseve të saj ka 18 vjet që e ka bërë mision. Safete Gacaferi nga Deçani udhëheq organizatën “Jeta” në këtë qytet, e cila organizon kurse e trajnime për gratë.
Shfaq më shumë