Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Në Mitrovicë të Veriut do të hapen biznese të reja, që janë në pronësi të shqiptarëve nga Kosova.
Rajoni i Gorës në komunën e Dragashit është gati se i zbrazur gjatë vitit, por në verë, numri i banorëve shtohet me ardhjen e atyre që jetojnë jashtë vendit.
Kamionë me pesha të rënda u panë të enjten mbi urën e lumit Ibër. Të kontraktuar nga Qeveria e Kosovës, ata testuan qëndrueshmërinë e urës, të cilën Qeveria po bën përgatitje që ta hapë.
Me duartrokitje, fishekzjarrë dhe fjalët më të mira janë pritur sportistët olimpikë të martën në Kosovë, të cilët kanë përfaqësuar vendin në Lojërat Olimpike Verore, të cilat këtë vit po mbahen në Paris.
Vendet e Ballkanit e Perëndimor po synojnë të realizojnë projekte të mëdha të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet diellore dhe të erës.
Migrimi i jashtëm dhe i brendshëm i popullsisë ka ulur numrin e banorëve në komunën e Kamenicës, në pjesën lindore të Kosovës. Rrugën e migrimit, për një jetë më të mirë, do ta ndjekë edhe Lorik Morina nga fshati Topanicë i kësaj komune.
Gratë fermere ankohen se nuk po arrijnë të jenë përfituese të granteve për bujqësi shkaku i kritereve të vështira.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar të hënën flamurin shtetëror, ekipit olimpik të Kosovës, që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024. Të pranishëm në ceremoni ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarë tjerë shtetërorë dhe ambasadorë të Perëndimit.
Rritja e subvencioneve në bujqësi ka ndikuar që shumë kosovarë t’i kthehen mbjelljes së kulturave të ndryshme bujqësore. Një nga ta është edhe Shukri Sallahu nga fshati Zllatar i komunës së Ferizajt.
Ekspozita u hap në qendrën Barabar, në Hotelin Grand në Prishtinë, në kuadër të Festivalit Multikulturor, që këtë vit mban moton “Festojmë ngjashmëritë tona”.
Prishtina ishte mikpritëse e edicionit të 8-të të festivalit ndërkombëtar “Meeting of Styles”. Me artin e tyre, rreth 130 artistë të grafitit përçuan mesazhe nën tematikën “Educate to Elevate”, ndërsa u dhanë ngjyra rreth 2.800 metrave katrorë mure të kryeqytetit.
Zyra e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) në Kosovë dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) e ka shënuar Ditën Botërore të Refugjatëve me instalacionin artistik “Solidariteti”.
Viteve të fundit në Kosovë janë hapur mijëra biznese që ofrojnë shërbime për kompani të mëdha ndërkombëtare në sektorin e teknologjisë së informacionit (TI). Por, sistemi arsimor i Kosovës nuk po arrin t'i përgatisë mjaftueshëm të rinjtë.
Ndonëse partitë pro-evropiane fituan zgjedhjet për Parlamentin Evropian, e djathta ekstreme shënoi rritje. Parlamenti Evropian pritet që në përbërjen e re të ketë më shumë nacionalistë, euroskeptikë dhe më pak liberalë dhe të gjelbër.
Nën ritmet e këngëve si “Just Dance” të Lady Gagas, apo “Amanet” të Vesa Lumës, dhjetëra persona kanë marshuar të shtunën nëpër rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, për të shënuar Paradën e tetë e Krenarisë, dedikuar të drejtave të komunitetit LGBTIQ+.
Qytetarë të komunitetit serb në Graçanicë dhe në veri të Kosovës thonë se kanë mbetur pa u regjistruar për shkak se regjistruesit nuk janë paraqitur në shtëpitë e tyre. Disa nga ta thanë se vullneti i tyre ishte të regjistroheshin, e të tjerë thanë se frikësohen se do të mund të gjobiten.
Në Repartin e Psikiatrisë për Fëmijë dhe Adoleshentë, këtë muaj u bë përurimi i disa investimeve nëpërmjet një projekti për efiçiencë të energjisë. Investime të pjesshme u bënë edhe brenda repartit, por brenda gjendja nuk është aq e mirë.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën, sipas së cilës 11 Korriku shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë. Ndër tjerash kjo rezolutë dënon mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës.
Kosova humbi një mundësi, që nuk dihet se kur do t’i vijë sërish, për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës, thonë njohësit e këtij procesi. Anëtarësimi dukej gati si punë e kryer derisa nuk u shfaq kushti i ri - ai për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Në shikim të parë, prania e Kinës në Kosovë duket minimale - kryesisht për shkak të mosnjohjes së vendit dhe mungesës së lidhjeve diplomatike. Megjithatë, shteti komunist ka një zyrë në Prishtinë dhe shefi i saj shfaqet në takime me personalitete të ndryshme. Cili është, në fakt, roli i saj?
Shfaq më shumë