Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Në katër komunat e banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, më 21 prill votohet për largimin e kryetarëve shqiptarë. Interesimi i qytetarëve për të votuar ishte minimal pasi pak ditë para votimit, Lista Serbe, ftoi për bojkot.
Në katër komunat në veri të Kosovës në orën 07:00 janë hapur të gjitha qendrat e votimit. Qytetarët zgjedhin më 21 prill nëse duan ose jo të shkarkojnë kryetarët komunalë shqiptarë. Radio Evropa e Lirë ju sjell pamje të qendrave të votimit në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok.
Qytetarët në katër komunat në veri të Kosovës më 21 prill votojnë nëse duan ose jo të shkarkojnë kryetarët shqiptarë të zgjedhur vitin e kaluar.
Në dy ditët e fundit institucionet e Serbisë kanë ndaluar dhjetë zyrtarë policorë të Kosovës, përfshirë zëvendësdrejtorin e përgjithshëm. Por, probleme pati edhe për rreth 1.500 qytetarë të Kosovës që për më shumë se 20 orë u ndaluan në pikat kufitare të Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë.
Katrina Fotovat thotë se mbështetja për zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe mbështetja e trajnimet për prokurorët dhe gjyqtarët se si ta trajtojnë dhunën me bazë gjinore, mund ta ndihmojnë Kosovën në luftimin e kësaj dukurie.
Zhurma e traktorëve e thyente qetësinë e fshatit Bukosh të Vushtrrisë, mëngjesin e 11 prillit. Fermeri Gjylazim Ibrahimi me djalin e tij po kryenin mbjelljet pranverore.
Komunat në Kosovë thonë se u përmbahen rregullave të përcaktuara në udhëzuesin për ushqimet në çerdhe. Në këtë udhëzues përcaktohen kaloritë, proteinat, vitaminat, hekuri, yndyrat dhe fibrat që fëmijët duhet të marrin.
Rreth tre mijë punëtorë të Telekomit të Kosovës ende nuk i kanë marrë pagat për muajin mars. Ata protestuan javën e parë të prillit për shkak se llogaritë bankare të kësaj ndërmarrjeje janë bllokuar nga përmbaruesi. Problemi buron nga kontrata e shumëdiskutueshme me Z-Mobile.
Fillimi i bombardimeve të NATO-s kundër Jugosllavisë ishte moment i pritur me shpresë por edhe me frikë në Kosovë. Kështu e përshkruajnë situatën që kishin përjetuar 25 vjet më parë Gëzim Sahatçiu nga Prishtina dhe Ali Reka nga Prelezi i Muhaxherëve.
Kryeministri i Kosovës thotë se nuk do të pranojë propozime lidhur me dinarin e që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së. Sa i takon çështjes së dialogut politik me Serbinë, ai thotë se ky proces ka ngecur te shkeljet që ia bën Serbia marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.
Dhjetëra qytetarë kanë protestuar të enjten në Prishtinë, duke kërkuar siguri dhe drejtësi për vajzat dhe gratë, pas dyshimeve se një vajzë e mitur u dhunua ditë më parë.
Në mungesë të dinarëve, qytetarët serbë të Kosovës po shkojnë në qytetet e Serbisë, që janë pranë kufirit me Kosovën, për t’i tërhequr mjetet që ata pranojnë nga Qeveria e Serbisë.
Qindra qytetarë marshuan në Prishtinë duke kërkuar barazi dhe drejtësi për gratë e vrara në Kosovë. Në marshin e organizuar në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars, aktivistet bënë thirrje për mbrojtjen e grave që janë viktima të dhunës në familje.
Për shumë dekada, Ymrije Beqiri, mbajti në sirtarët e saj qindra dorëshkrime për shkak se nuk kishte mundësi financiare t’i botonte ato.
Saldimi nuk është aspak punë e zakonshme për gratë në Kosovë. Por, Vatër Hyseni, nga Ferizaj, e ka zgjedhur pikërisht këtë profesion. Ajo është inxhiniere e mekatronikës, ndërsa saldimin e ka pasion.
Pranë bjeshkëve të Strellcit në Deçan, 48-vjeçari Enver Kapitaj përkujdeset për afro 140 delet e tij. Rreth 20 vjet më parë, ai i shkëmbeu malet e Zvicrës për bjeshkët e vendlindjes vetëm që të ishte pranë dhenve e për ta vazhduar traditën familjare si barinj.
Qytetarë të shumtë, vërshuan rrugët dhe sheshet në Prishtinë për të festuar 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në mbarë shtetin po mbahen organizime të ndryshme, përfshirë seanca solemne të Qeverisë dhe Kuvendit, por edhe koncerte dhe aktivitete të tjera për të shënuar këtë ditë.
Për herë të dytë, në fshatin Prelez i Muhaxherëve në komunën e Ferizajt, është mbajtur gara me kuaj. Në përvjetorin e 16-të të pavarësisë, kjo garë mblodhi pronarë të kuajve, entuziastë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe shtetet e tjera.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të tërhiqet nga zbatimi i rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin.
Qytetarë serbë nga pjesë të ndryshme të Kosovës kanë protestuar në Mitrovicë të Veriut kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, nëpërmjet të cilit ndalohen pagesat me dinarin serb.
Shfaq më shumë