Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Në shumë liqene të Kosovës që përdoren për ujë të pijshëm, derdhen ujërat e zeza të banorëve që jetojnë përreth. Një plan i fundit për ndërtimin e një lagjeje banimi afër Liqenit të Badovcit, në periferi të Prishtinës, ka shkaktuar pakënaqësi te pjesëtarët e shoqërisë civile që thonë se liqeni do të
Mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në homazhet që janë mbajtur në fshatin Reçak të Komunës së Shtimes në 21-vjetorin e masakrës, në të cilën u vranë 45 civilë shqiptarë nga forcat serbe.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u takua me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ku diskutuan për formimin e institucioneve të reja. Në këtë takim, Kurti nuk ka prezantuar emrin e mandatarit për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.
Kosova u bë vendi i parë që ka kthyer 110 qytetarë të saj nga Siria, por integrimi i tyre vazhdon të mbetet sfidë për institucionet. Edhe gjatë vitit 2020 prokuroritë dhe gjykatat në Kosovë do të merren me gratë dhe burrat që akuzohen për pjesëmarrje në luftëra të huaja.
Deputetët që fituan mandate në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, kanë mbajtur seancën konstituive. Pasi u betuan në Kushtetutën e Kosovës, deputetët e legjislaturës së shtatë përmbyllën seancën konstituive me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve.
Aldi Hoxha nga “Down Syndrome Kosova” ka filluar punën në Trafikun Urban në Prishtinë. Ai evidenton çdo hyrje-dalje në këtë ndërmarrje. Nga gjithsej 900 persona në Kosovë me sindromën Down, vetëm 8 prej tyre janë të punësuar.
Të rinjtë e Luginës së Preshevës, të cilët studiojnë në Kosovë, kanë vështirësi të gjejnë punë në Serbi, pasi atyre nuk iu njihen diplomat. Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar shumë marrëveshje në nivel teknik, por shumë nga to mbeten të pazbatuara për shkak se mungon vullneti nga të dy palët.
Shumë qytetarë i janë bashkuar iniciativës "Vrapo Babadimër" në Prishtinë, që ka për qëllim mbledhjen e fondeve për familjet në nevojë. Këtë vit, sipas organizatorëve, pritet t'ju ndihmohet rreth 700 familjeve.
Mjekët në Kosovë nuk i kanë trajtuar pacientët dhe mësuesit nuk i kanë mbajtur dy orë mësimi nëpër shkolla. Ata kanë mbajtur një grevë për disa orë pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi Ligjin për paga që shumë punëtorë të sektorit publik do t’i merrnin me rritje duke filluar nga fundi i dhjetorit.
Shumë biznese në Luginë të Preshevës kanë reduktuar numrin e punëtorëve ose janë mbyllur në tërësi, që kur Qeveria e Kosovës ka vendosur tarifën 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Lideri i partisë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk kanë arritur një marrëveshje për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Të dy liderët thanë pas takimit se kanë edhe disa çështje për të cilat nuk janë pa
Që nga hera e parë kur e provoi sportin e paragllajdit, Shpresa Rrahmani u dashurua në të dhe nisi të merrej me këtë sport, ku edhe u bë gruaja e parë që merret me këtë sport në Kosovë.
Dhjetëra qytetarë kanë protestuar në Prishtinë kundër vendimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, për rritjen e tarifave për 26 për qind për sigurimin e detyrueshëm për automjetet për pasagjerë.
Prishtina, Obiliqi dhe disa qytete të tjera të Kosovës po përballen me nivele të larta të ndotjes së ajrit. Instituti i Shëndetësisë Publike ka alarmuar për rreziqet që shkakton ajri i ndotur për shëndetin e qytetarëve.
Kombëtarja e Kosovës është mposhtur nga kombëtarja e Anglisë me rezultat 4:0 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020, ku Kosova siguroi vendin e tretë me 11 pikë pas humbjes nga Çekia dhe Anglia.
Një grua me prejardhje nga Kosova, që jeton në Kanada, ka kaluar testet e para për t’u bërë pilote. Ajo thotë se ëndrra e saj më e madhe është të aterojë në aeroportin e Prishtinës duke drejtuar ndonjë aeroplan udhëtarësh të tipit Boeing 737.
Kombëtarja e futbollit të Kosovës do të ndeshet me atë të Çekisë për kualifikim në kampionatin evropian të futbollit “Euro 2020”. Kjo e fundit do të jetë nikoqire e Kosovës, më 14 nëntor dhe ndeshja do të zhvillohet në qytetin çek Plzen.
Kryetari i Federatës se Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se Kombëtarja e Kosovës po punon fort që të kualifikimin në “Euro 2020”.
Mijëra qytetarë sot marshuan në Prishtinë me moton “Një popull për drejtësi” në trevjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Në këtë marsh kanë marrë pjesë familjarë të aktivistit Astrit Dehari, përfaqësues politikë, përfshirë edhe liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti
Pesë të rinj nga Gjakova të mbështetur nga Fondacioni ‘Bonevet’ dhe disa donatorë të tjerë, arritën pas dy vjetëve pune ta ndërtojnë një makinë elektrike. Ata shpresojnë se projekti i tyre i quajtur "Electric Buggy”, (Makinë Elektrike) do të zgjerohet në të ardhmen.
Shfaq më shumë