Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Tani jam i fokusuar që të dy palët (Kosovën dhe Serbinë) t’i kthej në tavolinë, t’i kthej në negociata, t’i kthej te puna serioze dhe e vështirë për të folur për këto çështje për të identifikuar kompromiset dhe për të lëvizur procesin përpara.
Valbona Tafilaj, psikiatre në QKUK, vazhdon të trajtojë gratë dhe fëmijët e kthyer nga Siria në Kosovë, në prill të këtij viti. Ajo tregon se ata kanë përjetuar trauma të ndryshme për shkak të luftimeve që kanë ndodhur në Siri.
Blerta Bytyqi nga Prizreni, nënë e dy fëmijëve, është gruaja e parë që bart mbulesën dhe është kampione në garat me makina në Kosovë.
Vjosa Osmani, e cila ishte kandidate e LDK-së për kryeministre, në këtë intervistë për Radion Evropa e Lirë flet për koalicionin e ardhshëm qeverisës dhe për vazhdimin e dialogut. Osmani po ashtu thotë se Shtetet e Bashkuara nuk do të kërkojnë ndryshimin e kufirit me Serbinë, si pjesë e një marrëves
Dy të rinj nga Prishtina kanë nisur të grumbullojnë gjëra të plastikës në deponi të ndryshme për t’i shndërruar në gjëra të vlefshme. Më këtë, ata duan ta rrisin vetëdijësimnin tek të tjerët për mjedisin se ku jetojnë.
Banorët e fshatit Biti e Poshtme të komunës së Shtërpcës, frikësohen se shumë shpejt lumi Lepenc që kalon para shtëpive të tyre, do të mbetet pa ujë si pasojë e ndërtimit të një hidrocentrali që nisi pesë vjet më parë.
Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se ardhja e tij në postin e kryeministrit, do të thotë fillimi i qeverisjes së mirë me një njeri, i cili e kupton që politika është shërbim, është përfaqësim, dhe që politika është vullnet e vizion.
I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u takua sot në Prishtinë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Më vonë gjatë ditë, Grenell është paraparë që të takohet edhe me liderë të tjerë politikë në Kosovë, përfshirë edhe Albin Kurtin, partia e së cilit d
Në Qendrën e Numërimit në Fushë Kosovë është duke u bërë pranimi i materialit zgjedhor si dhe po bëhet skanimi i listave përfundimtare të votuesve. Në këtë qendër pritet të bëhet edhe numërimi i votave me kusht, ato me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
Qytetarët serbë të Graçanicës presin që pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Kosovës, të kenë jetesë më të mirë dhe perspektivë për të rinjtë. Ata presin edhe vendosje të marrëdhënieve të mira ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që populli te jetojë i qetë.
Qytetarët me të drejtë vote po zgjedhin të dielën përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës, nga i cili më pas do të zgjidhet edhe qeveria e ardhshme. Ata thonë se presin që vendi duhet të ecë më shpejt drejt zhvillimit ekonomik dhe liberalizimit të vizave.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, gjatë hapjes së votimeve, ka bërë thirrje për kujdes nga të gjitha palët për mbarëvajtje të procesit.
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e kryeministres, Vjosa Osmani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se nuk do të krijojë ndonjë koalicion qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës, por synon që të bashkëqeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje.
Lumturie Muhadri është referja e parë grua, e cila është e licencuar nga FIFA dhe drejton ndeshjet e super-ligës së meshkujve në Kosovë.
Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se marrëveshja me Serbinë do të arrihet kur Beogradi ta kuptoj se nuk mund të marrë asgjë nga Kosova. Ai po ashtu flet edhe për koalicionet paszgjedhore.
Fatmir Limaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni ndërmjet Nismës Socialdemokrate, Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tregon për prioritetet e tij nëse zgjidhet kryeministër.
Një i ri nga një fshat i Kamenicës mbledh pajisje elektronike në deponi dhe me to ndërton mjete të ndryshme robotike.
Muajve të fundit kanë ndodhur disa sulme fizike ndaj qytetarëve të komuniteteve joshumicë në Kosovë. Rasti më i fundit është rrahja e një vajze tetëvjeçare egjiptiane nga një 29-vjeçar në fshatin Gurrakoc të Istogut.
Një nënë nga Ferizaj, djali i së cilës ka vdekur nga përdorimi i narkotikëve, ka hapur një qendër këshillimi për të rinjtë që përdorin substanca të ndaluara. Djali i saj filloi të abuzonte me narkotikë në moshën 14-vjeçare deri kur vdiq pas pesë vjetësh.
Deputetët e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës votuan për shpërndarjen e Kuvendit, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Shfaq më shumë