Ndonëse lufta në Ukrainë i ka detyruar rreth 500.000 fëmijë të largohen jashtë vendit, shumica dërrmuese kanë gjetur një mënyrë për të vazhduar shkollimin. Efektet e traumave të luftës me Rusinë janë të shumta, teksa rreth 75 për qind e fëmijëve ukrainas llogaritet se kanë pësuar dëme psikologjike.
Teksa luftimet po vazhdojnë në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë, forcat ruse përreth qytetit të Bahmutit thuhet të jenë të dërrmuara. Trupat ukrainase po mbështeten në operacionet e tyre të vëzhgimit ajror, për të gjurmuar lëvizjet e armikut.
Si mund të shërbesh kafe në lokalin tënd kur sulmet ruse me raketa vazhdojnë të ta ndalin rrymën?
Një njësit mortajistësh ukrainas mburret me sulmet e tij të përpikta, edhe nga largësia e madhe dhe gjatë natës, me ndihmën e dronëve që përcaktojnë vendndodhjen e saktë të trupave dhe të pajisjeve ushtarake ruse.
Banorët në kryeqytetin e Ukrainës po i bëjnë përgatitjet për një sulm të mundshëm bërthamor, mes sinjaleve të forta se Moska po shqyrton kryerjen e një sulmi të tillë, teksa ushtria e saj po ligështohet.
Gazetarët e projektit të Radios Evropa e Lirë, Current Time, i janë bashkuar një njësiti të ushtrisë së Ukrainës, që operonte një Panzerhaubitze 2000 të prodhuar në Gjermani, teksa obusi me rreze të gjatë veprimi hapte zjarr ndaj pozicioneve ruse.
Predhat binin teksa një ekip i Radios Evropa e Lirë po vizitonte një qytezë në vijën e frontit, në lindje të Ukrainës, më 20 korrik, ku vullnetarët po përpiqeshin t’i evakuonin civilët.
Teksa Rusia po vazhdon t’i bllokojë portet e Ukrainës në Detin e Zi, operacionet logjistike të dërgimit të drithit në Evropë po i kushtojnë miliarda dollarë industrisë bujqësore të Ukrainës. Rrugët alternative të transportit nëpërmjet Rumanisë dhe Polonisë janë më të vështira dhe më të shtrenjta.
Gazetari Borys Sachalko nga projekti i Radios Evropa e Lirë, Current Time, është gjendur mes bombardimesh, teksa një ekip i Kryqit të Kuq përpiqej t’i evakuonte banorët në një fshat që ndodhet ndërmjet Hersonit të okupuar nga Rusia dhe Mikollajivit të kontrolluar nga ukrainasit në jugun e Ukrainës.