Fëmijët ukrainas që Rusia i dërgoi në Krime ribashkohen me familjet e tyre
Fondacioni Save Ukraine solli në shtëpi 17 fëmijë ukrainas që ishin marrë nga autoritetet ruse dhe ishin dërguar në Krimenë e aneksuar. Prindërit e tyre ishin bindur nga forcat pushtuese në rajonin e Hersonit që t’i dërgonin fëmijët e tyre në një kamp veror në Krime, për t’i ikur luftës. Fëmijët thanë se forcat ruse i kanë detyruar që të këndojnë himnin rus, ua kanë djegur flamujt ukrainas dhe i kanë rrahur nëse ata kanë shprehur mbështetjen e tyre për Ukrainën. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Ekrem Fazliu)