Bekim Bislimi është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Qyteti i Mitrovicës është i ndarë, i pasigurt dhe i politizuar skajshëm dhe autoritetet lokale dhe qendrore më tepër merren me të ashtuquajturat ‘politika të larta’ se sa me problemet thelbësore të këtij qyteti apo mbijetesën e njerëzve, vlerësojnë disa të rinj të këtij qyteti, shqiptarë dhe serbë.
Pavarësisht që liria e lëvizjes në qytetin e ndarë të Mitrovicës, nga ana jugore në atë veriore dhe anasjelltas, nuk mund të definohet as për së afërmi si e përkryer, megjithatë së fundmi, është shënuar mjaft përparim në këtë drejtim, vlerësojnë zyrtarët lokal të dy komunave të këtij qyteti, komunës jugore dhe asaj veriore.
Në qoftë se vazhdojnë sjelljet destruktive të Serbisë, sikurse arrestimet e shtetasve të Kosovës, Qeveria e Kosovës do të jetë e shtrënguar që të marrë masa tjera, thonë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës vlerësojnë se ngecja në zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme, të dala nga dialogu me Serbinë në Bruksel, është pasojë e jo seriozitetit dhe destruktivitetit të Serbisë.
Qeveria e Kosovës e ka ftuar Listën Serbe për t’u takuar dhe për të biseduar për tejkalimin e situatës, pas vendimit të saj për ngrirjen e pjesëmarrjes në institucionet qendrore.
Ideja e ministres për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, që në dialogun me Serbinë në Bruksel Kosova të përfaqësohet me “ekip uniteti”, buron nga mossuksesi i deritashëm në këtë proces, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, të enjten, pritet që të debatohet për propozim-deklaratën që legjislativi do t’ia adresojë Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave. Megjithatë, propozim-deklarata nuk është nënshkruar nga liderët e partive politike parlamentare si e harmonizuar
Deputetët e partive në pushtet dhe opozitë nuk kanë konsensus lidhur me draft-rezolutën e deklaratës me të cilën Kuvendi i Kosovës do t’i drejtohet Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave.
Koalicioni qeverisës është stabil, kanë thënë përfaqësuesit e dy partive të mëdha në pushtet, PDK-së dhe LDK-së. Por, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh edhe kryetar i PDK-së, ka theksuar se koalicioni mund të qëndrojë në mënyrë korrekte deri në vitin 2018, por mund të shkohet edhe në zgjedhje me marrëveshje politike, me konsensus të përbashkët.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nevojë për një nivel tjetër, për të biseduar për çështje me të avancuara. Këtë deklaratë ai e ka dhënë në kuadër të fjalimit të tij drejtuar pjesëmarrësve të Seminarit të 93-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Prishtinë.
Në Prishtinë është duke u mbajtur Seminari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku janë duke marrë pjesë deputetë nga 21 vende anëtare të NATO-s dhe vendet partnere. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka theksuar se Kosova qëndron fuqishëm në krahun e koalicionit ndërkombëtarë kundër terrorizmit.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e partive në pushtet dhe atyre opozitare, presin efekte pozitive nga deklarata e përbashkët e tyre, e cila do t’i drejtohet Bashkimit Evropian, për liberalizim vizash për Kosovën. Deklarata do të paraqes konsensusin në parim që çështja e demarkacionit me Malin e Zi do të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur.
Qeveria e Kosovës ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për një masë të përkohshme për të suspenduar dhe ndaluar të gjitha procedurat lidhur me likuidimin e ndërmarrjes Trepça. Këtë e ka konfirmuar Besnik Berisha, këshilltari i jashtëm për çështje të drejtësisë i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.
Debati në rrjetet sociale lidhur me pretendimet se krijohet kombi ‘kosovar’ kanë marrë hov ditët e fundit, pas vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Serbi. Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, Halil Matoshi dhe Milazim Krasniqi, vlerësojnë se kryeministri Rama nuk ka të drejtë të flas në emër të Kosovës.
Në fazën e ardhshme të dialogut në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ekipi i Kosovës në dialog do të kërkojë që çështja e zbardhjes së fatit të personave të pagjeturve, të zhdukur gjatë luftës, të jetë temë kryesore.
Lista Serbe ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e ligjshmërisë së miratimit të Ligjit për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës. Slavko Simiq, kryetar i listës Serbe ka thënë se pret profesionalizëm dhe paanshmëri nga kjo gjykatë.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë, me të cilën kërkon lirimin e menjëhershëm të Drejtorit rajonal të Policisë, Nehat Thaçi, i cili po mbahet nën masën e arrestit në Serbi.
Bojkoti ndaj institucioneve nga ana e Listës Serbe e dëmton vet komunitetin serb, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, si shqiptarë ashtu edhe serbë.
“Ngrirja” e pjesëmarrjes në Kuvendin e Kosovës nga ana e përfaqësuesve të Listës Serbe do të vazhdojë deri në një vendim të ardhshëm, ka thënë Sllavko Simiq, kryetar i Listës Serbe. Këto masa, sipas tij, kjo listë i ka marrë për shkak të mospajtimit për miratimin e Ligjit për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës. Zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq u ka rekomanduar serbëve ta braktisin Qeverinë e Kosovës.
Për shkak të konkurrencës së madhe në Kosovë për punësim, disa të rinj, studentë në Prishtinë, vlerësojnë se diplomimi në studimet e nivelit bachelor, është i pamjaftueshëm për të gjetur punë.
Shfaq më shumë