Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Studimi në distancë është një fushë e arsimit që fokusohet në metoda të mësim-nxënies nëpërmjet formës elektronike. Për rubrikën “VOX” të Radios Evropa e Lirë, të rinjtë thonë se studimet në distancë janë mundësi e mirë, por konsiderojnë se forma klasike e studimeve të bën më të angazhuar.
Ministria e Pushtetit Lokal thotë se “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të obligueshme, prandaj edhe Komuna e Deçanit është e obliguar t’i zbatojë ato”. Por kryetari i komunës, Rasim Selmanaj thotë se asnjë zgjidhje politike “nuk nënkupton falje të pronave manastirit të Deçanit”.
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, paralajmëroi mundësinë e “arritjes së marrëveshjes, gjatë ditës, për largimin e Parkut të Paqes”.
Një raport i qeverisë së Kosovës për dialogun në Bruksel fajëson Serbinë për, siç thotë, bllokim të zbatimit të marrëveshjeve dhe kushtëzon krijimin e Asociacionit me zhbërjen e strukturave paralele. Zyrtarët serbë ndërkaq kërkojnë nga Brukseli ndërhyrje dhe akuzojnë Prishtinën për, siç thonë, shpikje të kushteve të reja.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ankohet për mungesë të numrit të gjykatësve që, siç thotë, ka ndikuar në grumbullimin e lëndëve në gjykata. Organizatat joqeveritare ndërkaq thonë se ka mungesë të një sistemi efikas të llogaridhënies në sistemin e drejtësisë dhe se me grumbullimin e lëndëve po shkelen të drejtat e qytetarëve.
Projekti i Qeverisë së Serbisë për ndërtimin e 300 shtëpive për serbët në veri do të realizohet pavarësisht qëndrimit të Prishtinës, thonë përfaqësues të serbëve. Autoritetet në Prishtinë ndërkaq theksojnë se investimet e njëanshme janë në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe ndërhyrje e Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës
Analistët politikë në Kosovë, vlerësojnë se sfida më e madhe në 17 - vjetorin e çlirimit të Kosovës mbetet integrimi i veriut të vendit dhe zhvillimi ekonik i saj.
Prishtina, të shtunën, ishte në mbështetje të kombëtares shqiptare në ndeshjen e parë të saj kundër Zvicrës në EURO 2016. Sheshi në Prishtinë u mbush me tifozë që e ndoqën ndeshjen në dy ekrane të mëdha të vendosura në dy skajet e tij. Edhe lokalet e Prishtinës u shndërruan në arena sportive me qyte
Partitë opozitare paralajmërojnë ndërmarrjen e masave dhe veprimeve të ndryshme në kundërshtim të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Qeveria në Prishtinë e pranon se Serbia po e pengon Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane sado që rithekson faktin se vendi ka ndërtuar marrëdhënie të re kontraktuale me BE-në. Opozita ndërkaq thekson se zgjatja e dialogut me Serbinë po e bllokon anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Përderisa Qeveria e Kosovës është duke u përgatitur të procedojë në Kuvend për ratifikim marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, partitë politike opozitare, thonë se do të angazhohen që kjo marrëveshje, siç qëndron aktualisht, të mos kalojë.
Institucionet e vendit nuk kanë bërë një hap përpara në drejtim të shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, një forcë e re mbrojtëse, që do ta dallonte nga ato që ka sot Kosova.
Përfaqësues nga Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës thonë se deri tash janë kryer të gjitha obligimet për themelimin e Gjykatës Speciale.
Kërcënimet dhe frikësimet vazhdojnë të jenë arsyeja kryesore pse dëshmitarët në proceset gjyqësore, sidomos në rastet e cilësuara si të ndjeshme, shpeshherë refuzojnë tërësisht t’i tregojnë ato që dinë.
“Veprimi kundër ekstremizmit të dhunshëm nuk mund të reduktohet vetëm në sundimin e rendit dhe ligjit, jo vetëm në arrestime dhe në burgosje, por edhe në promovimin e narracionit të kundërt, të tolerancës paqes dhe dialogut”, tha Selimi për Radion Evropa e Lirë.
Institucionet e Kosovës nuk kanë bërë ende ndonjë hap përpara në drejtim të shndërrimit të Forcës së Sigurisë në Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, tha të premten se autoritetet e rendit kanë të identifikuara zonat në qytete, ku në masë të madhe përkrahet ideologjia e ekstremizmit të dhunshëm fetar.
Pavarësisht vlerësimeve në nisje të procesit të dialogut si “historik” dhe fillim i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, shumëçka ka ngecur kohët e fundit.
Partitë në pushtet thonë se janë të gatshme t’i ofrojnë opozitës cdo gjë që bazohet në Kushtetutë dhe rregullore të Kuvendit dhe i bëjnë thirrje të ulen e të bisedojnë. Opozita shprehet e gatshme të bisedojë vetëm për datën e zgjedhjeve të reja
Autoritetet në Prishtinë thonë se sundimi i ligjit dhe rendit në Kosovë do të vazhdojë të mbetet një prej sfidave më të mëdha të Kosovës, edhe pas procesit të liberalizimit të vizave. Ata thonë se e kanë ngritur nivelin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Shfaq më shumë