Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Udhëheqës të Forcës së Sigurisë së Kosovës, thonë se shndërrimi i saj në një Forcë të Armatosur do të bëhet në përputhje me standardet e NATO-s, si një “ushtri moderne me kapacitete të plota”.
Sistemi i drejtësisë në Kosovë është skajshmërisht i politizuar dhe rrjedhimisht jofunksional, thonë përfaqësues të organizatave joqeveritare. Por, autoritetet e gjyqësorit në vend, sado që pohojnë se mund të ketë raste individuale, përgjithësisht e përjashtojnë mundësinë e ndikimit të politikës.
Veseli: "Si koalicion qeveritar jemi shumë stabil”. Beqiri: “Besoj se do të vazhdojë puna”.
Kuvendi i Kosovës e ka përmbyllur sesionin pranveror të tij përmes përplasjeve të forta ndërmjet pozitës e opozitës për çështje të ndryshme dhe me ndërprerje të shumta të punës, duke mos arritur të përmbushë detyrat e miratimit të ligjeve dhe pakove ligjore, për të cilat është thirrur.
Në kuadër të aktiviteteve në përkujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, në Prishtinë është mbajtur një akademi përkujtimore. Ndërkaq, Garda e Nderit e Policisë së Kosovës ka ulur në gjysmë-shtizë flamurin e SHBA-së, që ndodhet pranë shtatores së ish-presidentit Bill Clinton.
Mesha e së dielës në Katedralen në Prishtinë, i është kushtuar momentit të shenjtërimit të Nënë Terezës, tashmë Shën Tereza, emrin e së cilës e bart edhe vetë katedralja ku u mbajt mesha.
Të paktën 17 refugjatë afganë dhe palestinezë janë kapur para disa ditësh nga Policia e Kosovës në përpjekje për të hyrë në mënyrë ilegale në Kosovë. Gjithsej 22 refugjatë nga Lindja e Mesme i janë nënshtruar procedurave azilkërkuesenë Kosovë dhe janë vendosur në Qendrën për Azilkërkues në Magure të Lipjanit.
Njohës të çështjeve kushtetuese thonë se ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen për të “lehtësuar funksionimin kushtetues të organeve shtetërore dhe në veçanti të parlamentit”. Por, ata thonë se duhet një “dialog i hapur me përfaqësuesit e komunitetit pakicë për të gjetur një zgjidhje të pranuar të ndryshimeve kushtetuese”.
Kosova për herë të parë në historinë e saj nis garën e kualifikimeve të Kampionatit Botëror, që në vitin 2018 mbahet në Rusi. Ndeshjen e parë të vlefshme për kualifikime në kampionat, Kosova e zhvillon me Finlandën.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës që të tërheq projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacion të kufirit me Malin e Zi, është cilësuar si lëkundja e parë e koalicionit qeveritar, pas afro dy vjet bashkëpunimi në pushtet.
Përkufizimi i vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi ka shkaktuar një përplasje të fuqishme në skenën politike për afro një vit. Radio Evropa e Lirë vizitoi brezin kufitar me Malin e Zi, dhe banorët e kësaj pjese shprehën shqetësimin e tyre për mundësinë e humbjes së pasurisë së Kosovës.
Procesi i pajtimit ndëretnik në Kosovë ka pak gjasa të arrihet nëse politikanët e të dyja palëve nuk shprehin gatishmërinë e tyre për një hap të të tillë, thanë njohës të rrethanave politike dhe aktivistë për të drejtat e njeriut.
Autoritetet e rendit në Kosovë thonë se janë të përgatitura të përballen me çfarëdo situate të mundshme në aspektin e sigurisë. Këto deklarata zyrtarët e policisë i kanë bërë pas paralajmërimeve të partive politike opozitare se në rast të miratimit të marrëveshjesh së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ato do të mund t’i radikalizojnë mjetet e tyre.
Mungesa e vullnetit politik, sistemi i brishtë i drejtësisë dhe papërgjegjshmëria janë vetëm disa nga faktorët që konsiderohen se po pengojnë luftën kundër korrupsionit në Kosovë.
Lëvizja Vetëvendosje, përmes deputetit, Driton Çaushi ka përdorur sërish gazin lotsjellës në Kuvend, kësaj radhe në mbledhjen e Komisionit për punë të Jashtme, si masë kundërshtimi ndaj ratifikimit të Marrëveshjes me Malin e Zi për Demarkacionin e kufirit.
Ribotimi i përgjimeve të komunikimit të zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike në pushtet ka rinxjerrë sërish problemin e ndikimit politik mbi sistemin e drejtësisë. Analistët në vend thonë se politika ka vënë “duart mbi drejtësinë” duke e drejtuar atë.
"Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka gjetur dëshmi relevante, në mesin e të cilave edhe një mjet për hedhjen e predhave, shishe të benzinës (koktej molotovi) dhe një motoçikletë të djegur jo larg nga vendi i ngjarjes“, i tha Radios Evropa e Lië zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Autoritetet në Prishtinë kanë mohuar zërat për fillimin e hartimit të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke theksuar se nuk janë përmbushur të gjitha kushtet për fillimin e punës në këtë çështje.
Pak ditë përpara mbajtjes së debatit për demarkacionin, në një tryezë të rrumbullakët, përfaqësuesit politikë të Kosovës, të atyre për dhe kundër procesit, kanë rritur tensionet. Për analistët politikë, fjalori fyes dhe gjuha degraduese ndërmjet pushtetit dhe opozitës, janë shembulli më i keq që mund të shpërfaqet para qytetarëve.
Shfaq më shumë