Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Pritjet në vendkalimet kufitare të qytetarëve nga Kosova që jetojnë në mërgim që udhëtojnë për në Kosovë me rastin e festave të fundvitit, kanë vazhduar edhe ditën e hënë.
Numri i madh i lëndëve të pazgjidhura në gjykatat e Kosovës, vazhdon të jetë një problem, të cilin sistemi i drejtësisë nuk po mund ta tejkalojë për vite të tëra. Autoritetet kompetente thonë se problem për këtë çështje, paraqet mungesa e llogaridhënies dhe papërgjegjësia e gjyqtarëve.
Autoritetet në Kosovë thonë se individë të radikalizuar paraqesin kërcënimin më të madh për sigurinë në vend, pasi janë ndarë nga grupe të caktuara që janë angazhuar në, siç thonë, propagandimin e ‘luftës së shenjtë’.
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për rastin e vdekjes në burgun e Prizrenit, në muajin nëntor, të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, është përshkruar me akuza dhe kundër akuza ndërmjet deputetëve të partive në pushtet dhe opozitës.
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të përmbush agjendën e paraparë për këtë vit. Legjislativi deri më tani ka miratuar vetëm 32 për qind të ligjeve të parapara në agjendë.
Shumë pritje nga viti 2016, mbetën të parealizuara plotësisht, thonë të rinjtë e anketuar për rubrikën "VOX" të Radios Evropa e Lirë. Papunësia dhe mungesa e perspektivës, veçohen si preokupimet kryesore. Sipas tyre, edhe ky vit u përshkua me shumë zhvillime negative.
Autoritetet e sigurisë në Prishtinë, thonë se prej më shumë se një viti numri i shtetasve të Kosovës që i janë bashkuar grupeve militante në Siri e Irak ka shënuar një rënie të madhe.
Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme diskutoi të hënën situatën aktuale në Mitrovicë, për shkak të ndërtimit të murit në pjesën veriore të qytetit. Anëtaret e komisionit kanë shprehur vërejtjet e tyre se nuk është bërë publik i gjithë projekti për rivitalizimin e urës, i hartuar në bazë të marrëveshjes së arritur në Bruksel, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Kosova ka krijuar shumë mekanizma dhe organe për luftimin e korrupsionit. Por, bazuar në raportet e organizatave ndërkombëtare dhe atyre vendore, luftimi i kësaj dukurie mbetet ende në një shkallë mjaft të ulët.
Premtimet e papërmbushura, mungesa e ofertës politike si dhe niveli i lartë i korrupsionit në Kosovë, besohet se po shkakton si pasojë daljen gjithnjë e më të ulët të votuesve në zgjedhje.
Në raundin e dytë të votimeve për kryetar të Drenasit do të garojnë Ramiz Lladrovci i PDK-së dhe Isa Xhemajlaj i Nismës për Kosovën. KQZ njoftoi se në zgjedhjet e parakohshme në Drenas kanë marrë pjesë 21 mijë e 318 votues apo 40.55 %.
Sistemi i drejtësisë në Kosovë vazhdon të përballet me probleme të mëdha, deklaruan drejtuesit e mekanizmave të drejtësisë në vend, por edhe përfaqësues ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë.
Me qëllim të krijimit të mekanizmave të bashkëpunimit, në Tiranë është krijuar Unioni i Komunave Shqiptare, që përfshin komunat kryesore që drejtohen nga shqiptarët në vendet e rajonit.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile do t’i dorëzojnë sot Kuvendit të Kosovës peticionin me mbi 20 mijë nënshkrime të qytetarëve me kërkesën për debat parlamentar për rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari në burgun e Prizrenit, më 5 nëntor.
Siguria personale dhe e pronës së qytetarëve të Kosovës ka mbetur në plan të dytë, krahasuar me aspektet e përgjithshme të sigurisë për të cilat angazhohen në rend të parë autoritetet shtetërore, thonë ekspertët.
Posedimi i armëve pa leje, mbetet një ndër shqetësimet e vazhdueshme në Kosovë, jo vetëm për organet e rendit, por edhe si kërcënim për sigurinë e qytetarëve.
Institucionet qendrore po e rrezikojnë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën edhe për vitin 2017, thonë njohësit e integrimeve evropiane.
Vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje në burgun e Prizrenit nuk pritet të sjell si pasojë ndonjë dorëheqje nga postet ministrore në Qeverinë e Kosovës.
Qeveria e Kosovës thotë se i ka dyert e hapura për përfaqësuesit e Listës Serbe që të rikthehen dhe vazhdojnë punën në kuadër të institucioneve qendrore.
Artisti Saimir Strati nga Shqipëria është duke punuar një mozaik me portretin e humanistes së madhe, Nëna Terezë, në një formë të veçantë. Portreti është duke u punuar në Muzeun e Kosovës, me kapëse teli, në një dimension prej 10 metra katrorë. Me këtë vepër, ai synon të hyjë në librin e rekordeve të Guinniss-it.
Shfaq më shumë