Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Malet e Kosovës u mbuluan nga bora javët e fundit. Me këtë u rrit edhe numri i vizitorëve në dy prej vendeve kryesore të turizmit malor, në Brezovicë dhe në Rugovë. Turizmi malor në kosovë ka shënuar rritje viteve të fundit.
Ndalore Likaj, 26 vjeçe nga Prizreni, ka katër vjet që punon në një farmaci në këtë qytet. Ndalorja është një nga pak personat me Sindromë Down që ka arritur të gjejë një vend pune në Kosovë. Kolegët e saj thonë se ajo është e përkushtuar dhe se janë të kënaqur me punët që ajo i kryen.
Duke mos dashur të bëhet pasive pasi doli në pension, Sabrije Nimani nga Prishtina ka mbledhur qindra gra në një shoqatë që synon të ofrojë argëtim, shëtitje dhe mundësi për punë për gratë pensioniste në Kosovë, që ankohen për jetë të vështirë.
Në fshatin Orllan të Podujevës, një tufë drerësh thyenin qetësinë e këtij fshati piktoresk. Këto janë kafshët e fermës së familjes Tullari. Ferma shtrihet në një sipërfaqe prej shtatë hektarësh. Radio Evropa e Lirë më 11 janar vizitoi fermën dhe ju sjell këto fotografi të bukura të drerëve.
Qeveria e Kosovës vendosi më 4 janar, për heqjen e letrave ngjitëse mbi targat e Serbisë, gjatë qarkullimit të tyre në territorin e Kosovës. Para hyrjes në fuqi të vendimit, në vendkalimin kufitar ndërmjet dy vendeve, në Merdarë, mbi targat serbe vazhdoi vendosja e “letrës ngjitëse” edhe më 5 janar.
Xhudistja Distria Krasniqi po mbyll vitin 2023 duke e qenë e para në botë. Por, për të arritur këtu, rrugëtimi i saj plot mund e sakrifica nisi kur ishte vetëm 7 vjeçe. Në një rrëfim për Libertas të Radios Evropa e Lirë, Distria thotë se xhudoja për të është "vetë jeta".
Dragashi, qytet jugor i Kosovës në kufi me Shqipërinë është bërë shpëtim për banorët e fshatit Borje të shtetit fqinj. Për shkak të largësisë dhe rrugës së paasfaltuar për në qytetin e Kukësit, ata janë kryesisht të izoluar nga pjesa tjetër e Shqipërisë dhe shërbimet e përditshme i marrin në Kosovë.
Në Serbi po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore. Shumë qytetarë serbë të Kosovës janë nisur nga orët e hershme të së dielës drejt Serbisë, për të votuar në këto zgjedhje.
Në vendbanimet e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve të Kosovës, pronarët e shumë shtëpive nuk janë edhe ligjërisht pronarë të tyre. Kjo pasi që – kur pronat ishin blerë – familja brenda shtëpisë kishte ndryshuar, por nuk ishte bërë kalimi ligjor i pronësisë.
Drejtësi për viktimat dhe dënime të larta për vrasësit dhe dhunuesit e grave u kërkua në një marsh, që u organizua në Prishtinë, kundër dhunës me bazë gjinore. Marshi u thirr nga organizata Artpolis pas vrasjes tragjike të Liridona Murselit.
Kosova ka shënuar rënie në renditjen e testit PISA, që mat aftësitë e nxënësve në lexim, shkencë e matematikë. Rezultatet u vlerësuan të pritshme, por shqetësuese. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ia la fajin pandemisë dhe ndërrimit të shpeshtë të qeverisë.
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është veshur me ngjyrat kuqezi. Flamuri i Shqipërisë valonte në sheshet kryesore të Prishtinës derisa qindra njerëz dolën në rrugë për të festuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe 111-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Vegla tradicionale prej druri ku endet pëlhura e që në popull njihet me emrin vek (tezgjah), po ia siguron jetesën 63-vjeçares Cyme Zeqiraj. Ajo ka një lidhje të veçantë me punën e dorës dhe vekun që është përcjellë ndër gjenerata në familjen e saj dhe që synon ta lërë trashëgim.
Njëmbëdhjetë punëtorë nga Bangladeshi, të rekrutuar për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore në Kosovë, “u zhdukën” pas vetëm një dite në punë në kompaninë “Dino” në Lipjan.
Dhjetëra qytetarë u grumbulluan në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të marrë pjesë në një marsh mbështetës për palestinezët. Pjesëmarrësit kërkuan që Kosova ta ndryshojë pozicionin zyrtar për luftën mes Izraelit dhe Hamasit, grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Bardhësia e fanellave të lojtarëve të Izraelit përlloçej sa herë që futbollistët rrëzoheshin në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, gjatë ndeshjes kualifikuese për “Euro 2024” kundër Kosovës. Por, pse ishte fusha në atë gjendje dhe a lejon UEFA të zhvillohen ndeshje në kushte të tilla?
Mijëra monedha false janë duke qarkulluar në tregun e Kosovës. Mbi 40 mijë sosh janë ekzaminuar nga Agjencia e Forenzikës e Kosovës. Më të falsifikuarat janë monedhat 2 euroshe dhe kartëmonedhat 50 euroshe.
Shfaq më shumë