Arbana Vidishiqi është zëvendëskryeredaktore e Radios Evropa e Lirë në Pragë.
"Nuk besoj që ndarja është pjesë e zgjidhjes tani apo në të ardhmen. Shtetet e Bashkuara mbështesin integritetin territorial të Kosovës”, ka thënë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, gjatë qëndrimit në Kosovë.
"Situata është çfarë është për shkak të planit Ahtisaari dhe në këtë kuadër s'mund të bëhet më asgjë. Me kohë, Kosova duhet të shikojë përtej planit Ahtisaari", thotë James Pettifer, nga Instituti Mbretëror për Marrëdhënie me Jashtë.
Me gjithë kundërshtimet e autoriteteve më të larta vendore dhe ndërkombëtare dhe vërejtjet se strukturat paralele të Serbisë në Kosovë vazhdojnë ta thellojnë hendekun midis komuniteteve, këto struktura vazhdojnë të funksionojnë pa ndonjë problem të madh.
"Fuqia e bllokut evropian është e butë, kurse rusët duan të tregojnë se fuqia e tyre është vërtet e fortë. Ndërkohë, ekzistojnë edhe fuqitë e rrezikshme në rritje, siç është Irani dhe Kina", thotë në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, publicisti Tim Judah.
"Serbia dhe Rusia kanë punuar jashtëzakonisht shumë në rrafshin ndërkombëtar, për t'i bllokuar përpjekjet për njohjen e Kosovës", thotë në intervistë për Radion Evropa e Lirë, James Hooper, ish-diplomat amerikan.
"Për disa arsye politike, e mbase edhe për arsye të tjera, EULEX-i është demonizuar te serbët. Ata nuk e dinë saktësisht se ç'është EULEX-i", thotë Yves de Kermabon, shef i misionit evropian për sundimin e ligjit.
“Ekziston një rrjet, i cili ka qenë në veri prej muajsh dhe vitesh, por për momentin ne kemi arritur të merremi me të”, thotë komandanti i KFOR-it, gjenerali Xavier Bout de Marnhac, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.
“Mendoj se është rrezik i madh që ndarja de-facto në veri gradualisht do të mund të shndërrohet në një ndarje de-jure”, thotë për Radion Evropa e Lirë, ish diplomati amerikan, Shaun Byrnes.
"Ka ekzistuar shumë shpresë dhe iluzion njëkohësisht në Perëndim, se Rusia po ndryshon drejt një kahjeje pozitive”, thotë në intervistë për Radion Evropa e Lirë, Zeyno Baran, analiste në Institutin Hudson.
Disa nga përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës kanë vlerësuar se propozimi për një zinxhir të veçantë komandues në nivelin lokal për policët serbë në kuadër të SHPK-së nuk është zgjidhje, sepse synon integrimin në sistemin kosovar. Pikërisht për këtë arsye, ata insistojnë që me zgjidhjen e këtij problemi të merret Qeveria e Serbisë dhe jo nivelet lokale të qeverisjes.
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovë kanë vlerësime të ndryshime mbi projektin e Qeverisë së Kosovës për të ndërtuar në Graçanicë një lagje banimi për serbët që duan të kthehen. Derisa iniciatorët e cilësojnë si thelbësore për kthimin e serbëve, për disa nga përfaqësuesit serbë ky projekt është i paligjshëm.
"Liderët kosovarë thonë se Kushtetuta zbatohet në tërë territorin e Kosovës, por, në fakt, çdokush e di se kjo nuk është e vërtetë", thotë Tim Judah, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë.
"Pas datës 15, kosovarët do të përballen me një situatë konfuzioni dhe pasigurie mbi të ardhmen, situatë e krijuar nga ndërkombëtarët", thotë për Radion Evropa e Lirë, James Hooper, ish-diplomat amerikan.
"Komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurojë që kufijtë janë të hapur vetëm për trafikun legjitim dhe se vetëm institucionet e Kosovës janë ato që funksionojnë në veri", thotë Louis Sell, ish-diplomat amerikan, në intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Përfaqësuesit e Partisë Radikale të Serbisë në Kosovë dhe ata të Partisë Demokratike të Serbisë kanë arritur marrëveshje për formimin e qeverisë lokale në veri të Mitrovicës. UNMIK-u thotë se nuk do ta njohë.
"Në parim, ne nuk duam dyfishim misionesh; një gjë e këtillë nuk do të ishte e ndershme as për taksapaguesit ndërkombëtarë”, thotë shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.
"Zoti Tadiq dhe aleatët e tij janë pothuajse tërësisht kundër pavarësisë së Kosovës. Ata do të vazhdojnë konsolidimin e kontrollit të Serbisë në Kosovë ", thotë për Radion Evropa e Lirë, Tim Judah, analist britanik.
Përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës janë të ndarë mes vete në çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të Serbisë në hapësirat e banuara me serbë në Kosovë. Disa thonë se zgjedhjet duhet të mbahen, kurse të tjerët tërheqin vërejtjen për mungesë legjitimiteti.
“U takon Kombeve të Bashkuara të vendosin se në cilat fusha, që aktualisht kanë autoritet, duan të vazhdojnë të ushtrojnë këtë autoritet, në kuadër të Rezolutës 1244”, thotë Pieter Feith, Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.
Që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, disa përfaqësues serbë në Mitrovicë synojnë funksionalizimin e institucioneve të Serbisë dhe jetësimin e ligjeve serbe atje. Në këtë frymë janë edhe protestat e përditshme të ish-punonjësve serbë të gjyqësisë. Ata pohojnë se besojnë vetëm në drejtësinë dhe se nuk i kanë shpallur luftë një sistemi tjetër të drejtësisë.
Shfaq më shumë