Çfarë marrëdhëniesh ka Kosova me BE-në?
Your browser doesn’t support HTML5
Marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian?! Një pikëpyetje e tillë është ngritur pas vizitës së Komisionarit të Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn në Prishtinë.
Ai ka shprehur zhgënjim për taksën prej 100 për qind që u ka vënë Qeveria e Kosovës, importeve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, si dhe ka porositur qytetarët e Kosovës të mos jenë peng i datave sa i përket liberalizimit të vizave.