Nis instalimi i kontejnerëve për votim
Your browser doesn’t support HTML5
Me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në veri të Kosovës ka nisur instalimi i kontejnerëve, të cilët do të shërbejnë si qendra votimi për zgjedhjet lokale. Të dielën e 23 prillit do të votohet në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq - të gjitha të banuara me shumicë serbe. Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Serbisë - do ta bojkotojë procesin. Kundër mbajtjes së këtyre zgjedhjeve është shprehur edhe Beogradi zyrtar.