Pse zgjedhjet presidenciale të Iranit kanë më shumë rëndësi se të kaluarat?
Your browser doesn’t support HTML5
Iranianët do ta zgjedhin presidentin e ri më 28 qershor, më shumë se një muaj pas vdekjes së Ebrahim Raisit në një aksident me helikopter. Gjashtë kandidatë, përfshirë vetëm një reformist, u zgjodhën me kujdes nga struktura politike e Republikës Islamike, por dy prej kandidatëve u tërhoqën nga gara. Fituesi mund të luajë rol të madh në zgjedhjen e pasardhësit të udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Por, disa iranianë thonë për Radio Fardën - Shërbimin e Iranit të Radios Evropa e Lirë - se do t’i bojkotojnë zgjedhjet, pasi i shohin si të projektuara. (Përgatitën: Valona Tela dhe Arben Hoti)