Komandanti i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhniy, ka thënë se forcat ukrainase kanë rimarrë më shumë se 3.000 kilometra katrorë të territorit këtë muaj.
Ushtria ukrainase ka nisur kundërofensivë ndaj forcave ruse në lindje të Ukrainës.
Zaluzhniy ka thënë përmes një postimi në Telegram se “Ukraina po vazhdon të çlirojë territoret e pushtuara nga Rusia”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka pretenduar një ditë më parë se forcat e tij kanë rikthyer kontrollin mbi 1.000 kilometrave katrorë.
“Besoj se ky dimër do të shënojë pikën e kthesës, dhe do të rezultojë me çlirim të shpejtë të Ukrainës”, ka thënë Zelensky më 10 shtator.
“Po e shohim si po ikin pushtuesit në disa drejtime. Nëse do të ishim edhe më të fuqishëm me armë, ne do t'i çlironim rajonet më shpejt”.
Përparimet e shpejta të Ukrainës përfshijnë edhe hyrjen e trupave të saj në qytezat Izjum dhe Kupiansk të shtunën.
Mirëpo zyrtarë britanikë të Mbrojtjes kanë paralajmëruar se luftimet e ashpra kanë vazhduar jashtë këtyre qytezave.
SHIKONI EDHE: Forcat ruse zmbrapsen teksa ushtria ukrainase hyn në qytezat kyçe lindoreMinistria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar tërheqjen e forcave të saj, duke thënë se ky vendim është marrë për t’ua mundësuar ushtarëve “rigrupimin” në territorin e kontrolluar nga separatistët e mbështetur prej Moskës.
Ministria ruse ka konfirmuar edhe tërheqjen e trupave të saj në qytezën e tretë, Balakja, me qëllim të “rritjes së përforcimeve” në frontin e Donjeckut.
Ushtria ukrainase kanë thënë se ka hyrë në këtë qytezë të premten.
Ndërkohë, administrata e instaluar nga Rusia në rajonin e Harkivit, u ka bërë thirrje banorëve që të evakuohen në Rusi “për të ruajtur jetët e tyre”.
SHIKONI EDHE: Grupi paramilitar i Kadyrovit “përforcon” trupat ruse në UkrainëNë disa pamje të paverifikuara në rrjetet sociale janë parë radhë të gjatë të njerëzve që ia kanë mësyrë kufirit.
Guvernatori i Belgorodit, rajon kufitar në Rusi, ka thënë se personave që evakuohen do t’iu sigurohet ushqimi, ngrohja dhe ndihma shëndetësore.
Shpejtësia e kundërsulmit ukrainas – të nisur këtë javë – nuk ka zënë në befasi vetëm rusët, por ka befasuar edhe shumë ukrainas.
Megjithatë, rusët ende besohet se zotërojnë një të pestën e Ukrainës.
SHIKONI EDHE: Austin: Po shohim suksese në Herson dhe Harkiv, kjo është inkurajuesePresidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.