Ndërlidhjet

Austin: Po shohim suksese në Herson dhe Harkiv, kjo është inkurajuese


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë takimit të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës. 8 shtator 2022.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë takimit të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës. 8 shtator 2022.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se forcat ukrainase po tregojnë shenja suksesi në fushë betejë në dy kundërofensiva dhe se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin Kievin në betejën e tij kundër trupave pushtuese ruse “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Këto komete të sekretarit të Mbrojtjes, të bëra më 9 shtator në Pragë, vijnë në mes provave në rritje të trupave ukrainase për përparime në rajonin jugor të Hersonit dhe në rrethet në lindje dhe juglindje të Harkivit, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës.

Hersoni ka qenë në fokus të luftimeve të mëdha për disa javë, ndërsa shtytja nga Harkivi është shpalosur gjatë dy ditëve të fundit.

"Tani po shohim sukses në Herson", u tha Austin gazetarëve në Pragë, pas takimit me homologen e tij çeke, Jana Cernochova.

"Po shohim disa suksese në Harkiv dhe kjo është shumë inkurajuese", shtoi ai.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi më 8 shtator se trupat ukrainase kishin "çliruar dhjetëra vendbanime" dhe kishin rimarrë më shumë se 1.000 kilometra katrorë nga forcat ruse gjatë javës së kaluar.

Zyrtarët rusë nuk janë deklaruar as për frontet e as për sukseset e Ukrainës.

Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG