Wagner pezullon rekrutimin e mercenarëve

Luftëtarët e Wagner-it në Rostov-on-Don të Rusisë më 24 qershor 2023.

Grupi famëkeq rus i mercenarëve Wagner, që kreu rebelimin më 23-24 qershor, ka ndaluar të gjithë procesin e rekrutimit.

Ky grup njoftoi përmes kanalit në Telegram se “përkohësisht nuk po marrim pjesë në operacionin e posaçëm ushtarak dhe po zhvendosemi në Bjellorusi”.

Wagner përdori shprehjen që Rusia përdor për t’iu referuar pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

SHIKONI EDHE:

Lukashenka u kërkon bjellorusëve të mos shqetësohen nga ardhja e Wagnerit“E thërras Zhenja”: Miqësia mes Lukashenkos dhe Prigozhinit

Grupi Wagner kreu një rebelimin të shkurtër dhe mercenarët u nisën drejt Moskës. Por, më pas lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ndërmjetësoi një marrëveshje dhe rebelimi u ndërpre.

Sipas kësaj marrëveshjeje, shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, u lejua që të shkonte në Bjellorusi.

SHIKONI EDHE: Afrika apo vdekja? Prigozhin nuk pritet të qëndrojë gjatë në Bjellorusi

Luftëtarëve të Wagner-it u është dhënë mundësia të zgjedhin nëse duan të ndjekin Prigozhinin apo të integrohen në ushtrinë e rregullt ruse.

Prigozhin nuk është parë në publik që nga përfundimi i rebelimit.