Vrapi i babadimrave në Prishtinë
Si rëndom, pjesëmarrës janë qytetarë të të gjitha moshave.
Pjesëmarrësit e kryejnë vrapin në zonën e qendrës së kryeqytetit. Të gjithë janë në disponim të mirë, meqë vrapin e bëjnë për një qëllim më të madh dhe jo për garë mes njëri-tjetrit.
Në përfundim e sipër të garës.
Ky aktivitet përkrahet ndër vite edhe nga institucionet shtetërore. Në fotografi shihet kryetari i Prishtinës, Përparim Rama me tre fëmijë.
Dy pjesëmarrës tjerë të mini-maratonës.
Nëse nuk kanë vrapuar, pjesa tjetër e qytetarëve në shesh kanë bërë tifo.
Autoritetet në Prishtinë e kanë dekoruar qytetin pak ditë para Vitit të Ri.
Fëmijët duket se po e shijojnë më së shumti këtë periudhë.
Prandaj edhe kanë qenë të shumtë në mini-maratonën e së dielës.