Të rinjtë: Siguria e sfiduar
Your browser doesn’t support HTML5
Të rinjtë nga rajone të ndryshme të Kosovës, që studiojnë në Prishtinë, thonë se siguria në përditshmëri, në ambientin ku jetojnë, është relative. Në rubrikën e përjavshme "VOX", ata shprehin mendimet e tyre për shkaqet që shkaktojnë drojën dhe pasigurinë e tyre. Sipas tyre, veprimet e papërgjegjshme të individëve, mungesa e preventivës së incidenteve dhe aksidenteve, mungesa e perspektivës, droja nga ndonjë sulm eventual terrorist, e të tjera, krijojnë pasiguri. (Video: Bujar Tërstena)