Votimet në veri përmes fotove
Në katër komunat në veri të Kosovës, qytetarët me të drejtë vote, mund të zgjedhin nëse duan të largojnë ose jo kryetarët aktualë shqiptarë.
Një qendër votimi në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut. Gazetarët e Radios Evropa e Lirë në terren thanë se në orën e parë pas hapjes së vendvotimeve nuk kishte interesim të qytetarëve për të votuar.
Për herë të parë, votimet po vëzhgohen nga kamerat. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se kjo praktikë do të vazhdojë edhe në proceset e tjera zgjedhore.
Një qendër votimi e hapur në një kolegj në Mitrovicë të Veriut.
Votimet po bojktohen nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Një qendër votimi në Mitrovicë të Veriut. Në këtë komunë, të drejtë vote kanë 18.796 persona.
Një qendër votimi në Mitrovicë të Veriut, një prej katër komunave të banuara me shumicë serbe.
Policia duke ruajtur qendrën e votimit në Rajska Banjë të Zveçanit. Rajska Banja gjendet në Banjskë, ku në shtator të vitit të kaluar një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës.
Një qendër votimi në Leposaviq. Në këtë komunë të drejtë vote kanë 13.674 qytetarë.
Një qendër votimi e hapur në kompeksin Rajska Banjë në Zveçan.
Në Rajska Banjë është vetëm një vendvotim.
Vetura policore shihen para ndërtesës së Komunës së Leposaviqit, e cila po shërben si qendër votimi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se të gjitha vendvotimet janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.