Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka hyrë në territorin e Rusisë, një ditë para takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Si zakonisht, rruga e Kim zgjat më shumë pasi ai udhëton me tren dhe jo me ndonjë mjet tjetër udhëtimi.
Agjencia e lajmeve Interfax e Rusisë njofton se delegacioni i zyrtarëve rusë që përshëndetën Kimin pas arritjes në stacionin Khasan të rajonit Primorye, përfshinte zëvendësministrin e Jashtëm Igor Morgulov, ambasadorin rus në Korenë e Veriut, Aleksander Matsegora dhe zyrtarë të tjerë.
Video: Lideri verikorean arrin në Rusi
Your browser doesn’t support HTML5
Shërbimi për media i administratës në rajonin Primorye citoi Kimin të ketë thënë se ai “që një kohë të gjatë” dëshironte ta vizitonte Rusinë.
"Kanë kaluar shtatë vjet që kur kam marrë përgjegjësinë për vendin, por unë nuk kam pasur mundësi ta vizitoj deri tani Rusinë", citohet të ketë thënë Kim.
Të martën zyrtari i Kremlinit, Juri Ushakov, tha se “Putin dhe Kim do të diskutojnë përpjekjet politike dhe diplomatike për të zgjidhur çështjen bërthamore në Gadishullin Korean".
Takimi do të realizohet në kohën kur administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po përpiqet të sigurojë një marrëveshje për t'iu dhënë fund tensioneve bërthamore me Korenë e Veriut.
Dy takimet e mëhershme Trump-Kim nuk kanë arritur të prodhojnë ndonjë marrëveshje për çarmatosjen e Gadishullit Korean.
Administrata e presidentit Trump sugjeroi mundësinë e një samiti të tretë, por Koreja e Veriut më 18 prill kërkoi që Uashingtoni ta hiqte Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo nga çdo negociatë në të ardhmen.
Mirëpo sekretari Pompeo tha më pas se përpjekjet diplomatike për denuklearizimin e plotë të Koresë së Veriut do të vazhdojnë.
“Asgjë nuk ka ndryshuar. Ne do të vazhdojmë negociatat me mua si kreun e ekipit amerikan”, deklaroi Pompeo.
SHIKONI EDHE: Korea e Veriut pranon se ka testuar një armë specifikePërfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së për Korenë e Veriut, Stephen Biegun, javën e kaluar ishte në Moskë për të takuar zyrtarë rusë për të diskutuar mënyrat sesi të arrihet një “denuklearizim i plotë dhe i verifikuar i Koresë së Veriut".
Në mars, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja për Korenë e Veriut mbi programin e saj të armëve bërthamore.
SHIKONI EDHE: Shefi i Pentagonit: Koreja V. nuk testoi raketë balistikeNdërkohë më 18 prill Koreja Veriore njoftoi se ka testuar një armë specifike. Por, një ditë më pas Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan tha se arma e testuar në Korenë e Veriut, nuk ka qenë raketë balistike.