Ndërlidhjet

Korea e Veriut pranon se ka testuar një armë specifike


Ilustrim
Ilustrim

Koreja e Veriut thotë se ka testuar një lloj të ri të "armës taktike", raportoi media shtetërore.

Siç u njoftua, arma kishte një "mënyrë të veçantë të drejtimit të fluturimit" dhe një "breshëri të fuqishme", por nuk u dhanë më shumë detaje.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se arma ishte e rëndësishme në "rritjen e fuqisë luftuese" të vendit.

Njoftimi erdhi një ditë pasi një grup monitorimi me bazë në SHBA, Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, tha se aktiviteti më i ri i Phenianit ishte bërë në vendin kryesor bërthamor të Koresë së Veriut.

Kim dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kanë mbajtur dy takime në lidhje me armët bërthamore të Phenianit, por nuk kanë arritur një marrëveshje.

Javën e kaluar, Kim tha se ishte i hapur për një samit të tretë me Trumpin por paralajmëroi se presidenti amerikan duhet të kishte një "qëndrim të duhur".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG