Vërshimet mbysin mbi 12 mijë pula brenda një ferme

Nga 15 mijë pula sa kishte ferma “Golden Eggs”, në fshatin Llaushë të komunës së Skenderajt, mbi 12 mijë kanë ngordhur si pasojë e vërshimeve, ka treguar për Radion Evropa e Lirë, pronari i pularisë, Liridon Geci.

Sipas Gecit, me të ardhurat nga kjo pulari siguronte ekzistencën e familjes së tij.

Nga data 19 janar, kur edhe kanë nisur vërshimet, pulat e ngordhura kanë mbetur brenda fermës, në pamundësi për t'i larguar dhe asgjësuar ato.

Geci ka thënë se, në bashkëpunim me zyrtarë komunalë, gjatës 24 janarit pritet të bëhet groposja e pulave.
Udhëheqësi i Drejtorisë së Inspektoratit Komunal në Skenderaj, Valon Haliti, konfirmoi për REL-in se për groposjen e pulave të ngordhura është caktuar një vend në fshatin kodrinoro-malor Kotorr.
Groposja e pulave që u mbytën nga vërshimet do të bëhet nën monitorimin e zyrtarëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Pamje e dëmeve brenda fermës së pulave në Llaushë.
Vërshimet e fundit në Skenderaj dhe në disa komuna të tjera të Kosovës kanë dëmtuar ekonomi familjare, biznese, kultura bujqësore, si dhe infrastrukturën rrugore.
Ferma e pulave, e cila pësoi nga vërshimet.